Një prej zërave kritikë, për poezinë erotike të Rita Petros është edhe ish-deputeti socialist Andis Harasani, pas lumit të diskutimeve që ka prodhuar në rrjetet sociale “Vrima”. Harasani ka disa kohë që ♪7shtë kthyer nga SHBA ne Shqiperi.
“Nëse kjo është poezi e mirë atëherë JU KAM DHJERË NË POEZI!”, shkruan Harasani në profilin e tij në facebook.
Harasani thotë se çmimi i dhënë kësaj poeteje dhe këtij libri tërheq vëmendjen nga problemet e përditshme. Ai shkruan se “u morëm të gjithë me Vrimën dhe nuk u kujtua njeri që familjet në nevojë nuk morën as gjysmë gjeli shpërblim për vit të ri nga Qeveria”.
STATUSI I PLOTË I HARASANIT
U bënë dy ditë që merren të gjithë me Vrimën e Rita Petros. Është e drejta e kujtdo por meqë fola dhe unë dua të sqaroj pozicionin tim.
Nuk marr vesh shumë nga poezia por kam mbi 40 vite që mësova të dalloj kur është natë dhe kur është ditë. Dhe këtë e dallojmë të gjithë.
Unë nuk e njoh Zonjën Petro dhe as kam ndërmend të lexoj veprën e saj. Aq sa lexova më mjafton që të mos ta pëlqej. Por sigurisht e respektoj për punën që bën, dhe lirshmërinë e saj.
Të kuptohemi, as e kërkoi çmimin dhe as besoj e ka pritur. Ndaj çdo kritikë ndaj saj me ngjan me lehjen e qenit ndaj hënës. Përfshirë në radhë të parë kritikën time.
Por çështja nuk shtrohet te vepra e saj, por tek ata që i dhanë çmim. Pasi është gjithnjë i njëjti mentalitet. Mentaliteti i pushtetit që nëpërmjet jovlerës të tërheqë vëmendjen nga problemet e ditës. U morëm të gjithë me Vrimën dhe nuk u kujtua njeri që familjet në nevojë nuk morën as gjysmë gjeli shpërblim për vit të ri nga Qeveria.
Dhe nuk mbaron këtu, por po aq e rëndë është mendësia për të shtyrë popullin të pëlqejë një mentalitet e art që është shumë larg ADN sonë. Është e njëjta përpjekje për të na bindur që ngjyra mavi është e bukur ose se dritat te Kryeministria janë art. Këto të dyja me shqetësojnë!