Policia e Fier ka arrestuar në flagrancë dy kambistë, të cilët ushtronin veprimtari financiare pa licencë. Në pranga ka rënë Shefqet Troka, 61 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, i cili në lagjen “Apolonia”, në afërsi të Stacionit të Autobusëve FierPatos, u kap duke ushtruar pa licencë veprimtari financiare të këmbimit valutor. 61vjeçarit iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 450 euro dhe 51.700 lekë.
Po kështu është arrestuar Bahir Sharka, 51 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë, i cili u kap në vendin e quajtur “Metropol Center” Lushnjë, duke ushtruar pa licencë veprimtari financiare të këmbimit valutor. Ndërkohë që policia i ka bllokuar në cilësinë e provës materiale 223.800 lekë.