• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbledhja e KLD/ Shkarkohet gjyqtari i Shkodrës

by A R
22/12/2015 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot një mbledhje ku vendosi shkarkimin e një gjyqtari në Gjykatën e Shkodrës, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Ndërkohë këshilli pezulloi proçedimin për një gjyqtar të Sarandës, deri në përfundimin e procesit penal që rëndon ndaj tij.

Në mbledhjen e sotme Këshilli mori një sërë vendimesh që lidhen me vlerësimin e gjyqtarëve.

Ja njoftimi i plotë i KLD

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 22.12.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Edmond Gogo dhe të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Vasil Hanxhari si dhe shpalljen e vendit vakant në këto gjykata.

Mbledhja vijoi me caktimin e z. Astrit Haxhialushi, si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe njëkohësisht kryetar të Komisionit të Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, pas mbarimit të mandatit të anëtarit Ilir Mustafaj.

Seanca plenare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë vijoi me shqyrtimin e informacionit të ardhur nga kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Alaudin Malaj, për vonesa në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara të një gjyqtareje pranë kësaj gjykate, si dhe mbi informacionin periodik të kryetarëve të gjykatave për muajin tetor 2015. Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e KLD-së, miratuan nisjen e një inspektimi tematik në lidhje me vonesat në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara, në disa gjykata.

Më tej mbledhja vijoi me procedurën për rishqyrtimin e kërkesës për procedimin disiplinor të Ministrit të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç., ku pas diskutimeve, anëtarët e KLD-së, miratuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë, për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç.
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, R.D. Pas diskutimeve, Këshilli duke pasur në konsideratë që ndaj gjyqtarit R.D, ka një hetim penal për këtë çështje, vendosi të pezullojë procedimin disiplinor, deri në momentin e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes.
Më pas, Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi shqyrtimin e Raportit “Mbi kryerjen e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me pretendimet e gjyqtarëve I.P dhe B.M., për mungesën e aksesit në dokumentacionin për vlerësimin profesional dhe etik për periudhën 2007-2009”, në zbatim të vendimit nr. 98/5, datë 14.10.2015 të Këshillit.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtare Flutura Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë;
Gjyqtar Andri Ymeri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Gjyqtare Meriban Mullaj, Gjykata e Apelit Durrës;
Gjyqtar Bari Shyti, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës;
Gjyqtar Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Shkodër;
Gjyqtar Dritan Seci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë;
Gjyqtar Asim Vokshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Besnik Shehu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;
Gjyqtare Altina Nasufi, Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë;
Gjyqtar Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Next Post

Receta për të përgatitur kek me mollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In