• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rezolutë pas abuzimit të frikshëm me fëmijët jetimë     

by A R
20/12/2015 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Juridike Globale për Drejtësi dhe Transparencë, me anë të drejtoreshës së saj Mimoza Bineri, ka mbajtur një raport në fundjavë drithërues sa i përket gjëndjes së fëmijëve jetimë në Shqipëri, por edhe legjislacionin që lidhet me ta në një tryezë të rrumbullakët. Përfaqësues të shumtë, qoftë prej qeverisë, parlamentit, institucioneve, artit, medias, shoqërisë civile, etj., kanë parashtruar mendimet e tyre dhe kanë debatuar gjatë. Në fund nga takimi organizuar nga Qendra në bashkëpunim dhe me Institutin e Integrimit të Jetimëve dhe shumë aktorë të Shoqërisë Civile është dalë me një rezolutë për gjëndjen e tyre dërguar Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Asamblesë të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Qeverisë së SHBA – së, Qeverive Anëtare të Bashkimit Europian, NATO-s dhe OSBE-së.

Capture

Një gamë e gjerë autoritetesh të thirrur, por një realitet që pothuaj mbetet i pandryshuar. Në screen e konferencës janë transmetuar ndërkohë momente virtuale mediatike të abuzimit nga personazhe të ndryshëm, por edhe shoqata që merren me fëmijët.

Ish-presidenti Moisiu ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në adresimin e problemeve të jetimëve, ashtu si Ilir Çumani, drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që ka parashtruar dhe dhënë realisht problematika. Interesant ka qenë vështrimi i znj. Vasilika Hysi për realitetin e kuadrit ligjor të tyre, por edhe qasjen e parlamentit me ta.

Znj. Bineri ka parashtruar shifra të frikshme abuzimesh: “Nga 184.000 fëmijë në nevojë që përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike shtetërore, 31.000 fëmijë janë të kategorisë së jetimeve. Mbi 2/3 e kësaj kategorie përballen, përveçse me ekstremin e përpjekjeve raskapitëse për mbijetesën, edhe me  abuzimet e veprimet kriminale ndaj tyre. Një pjesë shumë e vogël prej tyre marrin asistencë sociale. Asistenca sociale që garantohet nga shteti, mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetesës. Nga   31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 trajtohen në 9 qendra rezidenciale qeveritare dhe 360 të tjerë në 19 qendra joqeveritare (OJF). Pjesa tjetër janë të zbuluar para dhunës, abuzimeve seksuale e trafikimit për qëllime përfitimi. 100.000 persona me aftësi të kufizuara, mes të cilëve një numër i madh jetimësh, gjenden sot në të njejtën situatë varfërie e përpjekjesh për mbijetesë”.

manifestimi-i-jetimeve1

Por edhe pse gjëndja është parashtruar vazhdimisht, pothuaj skemat e zbuzimit me jetimët vetëm sa sofistikohen, por nuk marrin fund. Dhe, ky ishte shqetësimi më i madh i të gjithëve: Kur do të marrin fund, me sa duket asnjëherë, të paktën për tani: Faktori vendas edhe ai ndërkombëtar janë informuar herë pas here nga mediat, organizatat serioze si, UNICEF, Save the Children, dhe Amnisty International për rastet e veprimeve kriminale me fëmijët jetimë, me abuzimet në emër të tyre. Në ditët e fundit ato raportojnë se 382 fëmijë jetimë nga Shqipëria u trafikuan e po shfrytëzohen në rrugët e Londrës, ndërsa 17 fëmijë  të tjerë jetimë po nga Shqipëria  kanë përfunduar në duart e ISIS që bashkëpunon me krimin e organizuar e trafikantët në Ballkan. Akoma mbeten të pa gjetur 500 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga qendra e rehabilitimit AGIA VARVARA në Greqi. Individë të papërgjegjshëm, të përfshirë edhe në krimin e organizuar, kanë krijuar pseudoshoqata në emër të jetimeve, duke mos pasur asnjëherë investigim nga prokuroria për veprimtarinë e tyre kriminale”.

 

Rekomandimet

Po vazhdojmë duke cituar, autoritetet e ndryshme. Një nga drejtuesit kryesorë që merren me problemet e gjakmarrjes, Gjin Marku, ka treguar dhe një anë tjetër:

“Amnisty International ka raportuar vit pas viti se: – Jetimëve shqiptarë u është mohuar e drejta e strehimit, e punësimit, e asistencës shëndetësore dhe shumë të drejta të tjera, të cilat i kanë pozicionuar si shtresa më e margjinalizuar dhe më e pa shpresë e shoqërisë, me një rrezik të vazhdueshem mbi kokë. Këta jetimë janë akoma më të rrezikuar kur janë nga familjet në hasmëri me të cilët shpesh herë abuzohet edhe me të drejtën për mbrojtjen e jetës, brenda apo jasht Shqipërisë. Megjithëse ka një rekomandim të Qeverisë Shqiptare me nr, 1716, dt 29. 09. 2009, për institucionet vendore e ndërkombëtare që për verifikimin e familjeve në hasmëri të merret mendimi i Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar, institucionet janë dizinformuar shpesh nga individë të pa përgjegjshëm që kanë krijuar pseudomisione e pseudoinstitute pajtimi.

 

Ky rekomandim i qeverisë i ka kaluar prokurorisë dhe gjykatave të cilat kanë dënuar shoqatat e misionet si dhe përfaqësues të shtetit që kanë lëshuar vërtetime gjakmarrje pa e arkivuar atë për ndjekje e mendim në Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar. Përsëri ka shoqata e individë që vazhdojnë të abuzojnë duke lëshuar të tilla vertetime dhe duke u bërë burim furnizimi edhe për strukturat e krimit të organizuar e terrorizmit.

 

Rekomandimi i Qeverisë është bazuar në vendimet e kongreseve të misionarëve dhe shoqatave të pajtimit si dhe të gjykatës që ia njeh këtë kompetencë vetëm Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar si forum udhëheqës i misioneve e shoqatave të pajtimit. Struktura të errëta të krimit të organizuar e terrorizmit, në bashkëpunim me këta individë abuzues kanë abandonuar vazhdimisht pajtimin e familjeve në hasmëri nga viti 2010 deri ne vitin 2013 duke nxitur vrasjet të cilat arritën nga 70 në 140 në vit, ndërsa numri i fëmijëve të ngujuar në 900. Mbas vitit 2013, vendosja e bashkëpunimit të qeverisë dhe të policisë me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar bëri të mundur që numri i vrasjeve të jetë 50 % më pak dhe nga 900 fëmijë të ngujuar në vitin 2013, ky numër të zbresë në 68  në vitin 2015”.

 

Organizatat  joqeveritare dhe marrëdhëniet e tyre me jetimët.

Por problemi më i madh mbeten subjektet që merren me jetimët: Në këtë sektor janë deklaruar publikisht 140 shoqata që merren me trajtimin e shtresave të varfëra dhe fëmijëve në nevojë, veçanërisht të fëmijëve jetimë dhe fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja. Ky fakt, jo vetëm nuk ka zbutur fenomenet që prekin këto shtresa, por ka thelluar edhe më keq gjëndjen e tyre, mbasi më se 90 % e tyre janë pseudoshoqata.

Kjo ndodh për faktin se shumica e individëve që i krijojnë këto OJF të rreme, janë individë pa asnjë begraund, pa staturën e nevojshme dhe pa integritetin moral, që për fat të keq e kanë dëmtuar rëndë kauzën e shoqërisë civile, ndërsa një pjesë tjetër janë të inkriminuar, të pa arsimuar, individë që dukshëm manifestojnë sjellje dhe veprime me moral të ulët, të molepsur nga veset e mashtrimit dhe vjedhjeve permanente në emër të grupeve të pambrojtura të shoqërisë.

Këta individë që identifikohen lehtësisht si matrapazë social, janë kryesisht sekserë edhe ish-bodigardë të kazinove, që mashtrojnë opinionin publik dhe institucionet shtetërore, aperatorët privatë, biznesin, fondacionet, ambasadat, duke u shfaqur edhe në mediat shqiptare apo në internet si përfaqësues të jetimëve e familjeve në ngujim nga gjakmarrjet. Ata e kanë kompromentuar rëndë misionin e Shoqërisë Civile duke krijuar lidhje okulte dhe aspak transparente me donatorë të huaj e ambasada.

Akoma më tej këta individë krijojnë lidhje me persona të papërgjegjshëm e të inkriminuar edhe në vendet perëndimore në SHBA, Kanada, Belgjikë, Angli si dhe vendet islamike. Disa përfaqësues të shoqatave islamike që veprojnë prej vitesh në vendin tonë, me aktivitete të dyshimta, u garantojnë mbështetje financiare këtyre individëve abuzivë për përfitime të ndërsjellta.

Ligji në Shqipëri lejon çdo individ të krijojë formalisht një organizatë joqeveritare dhe nga kjo gjë kanë përfituar mjaft trafikantë, mashtrues dhe kriminelë, një pjesë e të cilëve janë të lidhur me punonjës të korruptuar të administratës publike. Për përfitime personale dhe maskimin e veprimtarisë së tyre abuzive, në mënyrë flagrante dhe në kundërshtim të hapur me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve Jetimë, këta spekullantë i keqpërdorin fëmijët jetimë nëpër fushata elektorale e në takime propagandistike, në interes të njerëzve me pushtet politik që i mbështesin dhe financojnë pa asnjë lloj transparence.

 

Po shoqëria, shkollat dhe qendrat rezidente në shërbim të jetimëve?

Prej 21 vjetësh, në konviktet e shkollave të mesme në rrethet Tiranë, Shkodër, Sarandë, Durrës, Berat, Korçë, Fier, Elbasan, Gjirokastër (të cilat kanë destinacion strehimin e nxënësve konviktorë të ardhur nga rrethet) ndodhen të strehuar qindra të rinj jetimë, të papunë, në kushtet e getove. Në këto mjedise mizerabël, atyre nuk u sigurohet as minimumi jetik dhe s´kanë asnjë shpresë për të ardhmen e tyre. Të mbetur dyfish jetimë, në gjendje mjerane e në mëshirën e fatit, këta të rinj sot janë kontingjenti më vulnerabël dhe më i margjinalizuar i shoqërisë shqiptare.

80 % e jetimëve mbeten shumë të varfër për gjatë gjithë jetës, ku edhe ekzistenca e tyre është në rrezik të vazhdueshëm. Bizneset, në mënyrë preferenciale dhe nën trysninë e presioneve psikologjike permanente të pushtetit politik japin donacionet në të shumtën e rasteve për kremtime e manifestime publike të njerëzve me pushtet dhe jo për investime direkte në arsimimin dhe mirërritjen e këtij grupi në nevojë siç janë jetimët.

Donacionet e dhëna në ndihmë të fondacioneve që drejtohen nga njerëzit me pushtet politik, kanë privuar grupet në nevojë për mbështetje reale. Tradita shqiptare e detyrimit të të afërmëve për tu kujdesur për jetimin është zhdukur.

Rastet e dhunës në familje janë shtuar në mënyrë tragjike duke përfunduar shpesh herë në vrasjen e gruas apo të burrit në sy të fëmijëve që pas këtyre akteve mbeten jo vetëm jetimë, por edhe të traumatizuar. Në qytete familjet kanë degjeneruar drejt divorceve e në konflikte për shkak të varfërisë duke sjellë mjaft raste të braktisjes edhe të fëmijëve që mbeten jetimë. Prishja e familjes ka si produkt jetimët që rriten me trauma.

Një numër i konsiderueshëm i grave e vajzave të familjeve të varfëra i drejtohen prostitucionit klandestin për të mbijetuar. Viktimë e kësaj gjëndje të mjerueshme janë veçanërisht vajzat jetime.

 

 

SHQETËSIMET  E  SHOQATAVE  TË  JETIMËVE  SHQIPTARË.

Të gjitha problemet që dalin nga kjo rezolutë si dhe raporti i Amnesty International tregojnë vazhdimësinë dhe preokupacionin e lartë me të cilin edhe operatorët dhe OJF – të serioze të jetimëve si UNICEF, Save the Children, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë,  dhe Amnisty International  i kanë ngritur, por nuk është treguar vëmendja e duhur ndaj këtyre faktoreve te rëndësishëm të shoqërisë civile. Përgjegjësi për këtë ka Parlamenti i Shqipërisë, komuniteti ndërkombëtar, dhe po ashtu donatorët edhe qeveria shqiptare. Deputetët e Shqipërisë e kanë amenduar shumë herë  Ligjin mbi “Statusin e deputetit”, që u siguron mbështetje dhe mirëqënie familjeve të tyre,  ndërsa  Ligji për “Statusin e Jetimit” nuk është amenduar asnjëherë, duke e lënë kuotën për jetesën të një jetimi vetëm 25 USD në muaj, si në fillim të tranzicionit, kur kostoja aktuale minimale e një individi në Shqipëri është 400 USD në muaj.

 

NISUR NGA KËTO SHQETËSIME, TAKIMI I PËRBASHKËT I SHOQËRISË CIVILE DHE PERSONALITETEVE TË FUSHAVE TË NDRYSHME TË JETËS SHOQËRORE POLITIKE E KULTURORE TË VENDIT I KËRKON KUVENDIT TË SHQIPËRISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ASAMBLESË SË KOMBEVE TË BASHKUARA, BASHKIMIT EVROPIAN, KËSHILLIT TË EVROPËS, QEVERISË SË SHBA – SË, QEVERIVE ANËTARE TË BASHKIMIT EUROPIAN, NATO-S DHE OSBE-SË,

 

1 – Të ngrihet një Task –  Forcë e përherëshme, e përbërë nga strukturat e Ministrisë së Brendëshme në bashkëpunim me  Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e  Pushtetit Lokal, Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë si dhe Prokurorinë e Përgjithshme për parandalimin e fenomenit  të abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve, si dhe të identifikohen përmes një rregjistri kombëtar  të gjitha familjet në risk,  fëmijët dhe adoleshentët jashtë kujdesit prindëror që janë kontigjent në rrezik për tu rekrutuar nga individë dhe organizata kriminale që veprojne brenda dhe jashtë  territorit te Republikës se Shqipërise.

 

2 – Të ndërmerren një plan masash konkrete dhe efektive  përmes institucioneve të zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet, që nga ai qëndror e deri ai lokal, për zbatimin e  politikave mbrojtëse me programe të qarta  afatmesme  për mbështetjen ekonomike dhe fuqizimin e familjeve në rrisk që rrezikojnë fëmijet e tyre duke i lënë jashtë kontrollit edhe në situatë rruge.

 

3 – Parlamenti shqiptar të shprehet përmes një Ligji të qartë duke ngarkuar Këshillin e Ministrave  që përfundimisht  të bëjë një studim dhe të  deklarojë zyrtarisht minimumin jetik të varfërisë për  shtresat  sociale në nevojë, një kërkesë kjo emergjente si një kërkesë e kohës edhe nga institucionet ndërkombetare.

 

4 – Të riformulohet dhe miratohet me urgjencë, ligji i ri “Për Statusin e Jetimit”,  në përputhje me situatën aktuale, duke përfshirë të gjitha grupet e interesit, me një diskutim të gjërë me ekspertët  e të gjitha Ministrive të  linjës dhe organizmave të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë në këtë ligj një grup më të gjërë përfituesish, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët me prindër  të gjallë, të cilët për shumë arsye,  janë të paaftë të ushtrojnë detyrën prindërore. Ky ligj duhet të riformulohet në të gjitha nenet dhe paragrafet e tij dhe të ketë në fokus interesin e lartë të këtij target – grupi dhe jo të shoqatave që deri tani kanë treguar se kanë qënë  parazitare, inekzistente dhe abuzuese.

 

5 – Shteti shqiptar, përmes  Ministrisë së Financave, nën pretekstin e “kartës së mëshirës sociale” duhet  të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga financimi i përvitshëm dhe i padrejtë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për  disa shoqata, që ka qënë në fund të fundit një veprim selektiv dhe i paarsyeshëm dhe që në gjithë këto vite këto OJF kanë rezultuar si parazitare dhe abuzuese me jetimët dhe shtresat në nevojë.  Ky veprim selektiv bie ndesh me parimet e barazisë për të gjithë dhe çon në diskriminimin, kompromentimin dhe cënimin e sovranitetit dhe autonomisë së këtyre OJF – ve, pasi është e pavend që përmes parave të taksapaguesve shqiptarë, të financohen shpenzime administrative për mbajtjen me paterica të këtyre OJF – ve parazitare dhe abuzuese. Nga përvoja e deritanishme ato nuk kanë qenë asnjëherë eficente dhe  e kanë keqperdorur këtë ndihmesë nga shteti, duke u prezantuar  shpesh dhe në mënyrë spekullative si OJF me status shtetëror, e nga ku kanë dalë herë pas here edhe skandale të abuzimeve me fëmijët jetimë. Tashmë, kontributin e vet shteti shqiptar  për mbështetjen e OJF – ve e ka zgjidhur përmes një agjencie (AMSHC), ku çdo OJF ka të drejtë të konkurojë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë me projekte dhe programe konkuruese dhe efektive.

 

6 – Propozojmë që, të ngrihet një strukturë ekspertësh të pavarur nga shteti, e cila të ndjekë hap pas hapi çështjen e birësimit të fëmijëve jetimë. Qëllimi e kësaj strukture është që të evidentoj dhe zbulojë sa më herrët se ku janë pengesat, burokracitë, ngërçet, vonesat dhe mungesa në eficencë, në mënyrë që fëmijët e braktisur “de facto” të deklarohen të tillë, “de juro” dhe të birësohen sa më shpejtë, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo strukturë duhet të ketë oponencën dhe të gjithë autoritetin e pavarur nga shteti për të hyrë në çdo institucion që përfshihet  në procesin e birësimeve dhe vendase dhe ndërvendase, qoftë publik dhe privat, me synimin për të rritur sa më shumë numrin e fëmijëve për birësim, për t’i shmangur  sa më shpejtë të jetë e mundur nga institucionalizimi.

 

7 – Kërkojmë që institucionet e sigurisë kombëtare të bëjnë një punë investiguese dhe goditëse më efikase, për zbulimin e rasteve të individëve dhe organizatave kriminale që përfshihen në kriminalizimin e shtresave të margjinalizuara të shoqërisë, duke rekrutuar  dhe viktimizuar përmes disa  “organizatave bamirëse” të huaja që veprojnë në vendin tonë në bashkëpunim me OJF – të abuzive   vendase,  fëmijët  jetimë që jane ne rrisk.

 

Përgatiti Ben Andoni. Materialet që janë cituar janë raportet e përgatitura nga znj. Mimoza Bineri, Ilir Çumani dhe Gjin Marku në këtë aktivitet

 

 

 

Next Post

Shpartallon River Plate, Barcelona kampione e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

Reshjet e dendura të shiut, Balluku: Fluturimet në Rinas vazhdojnë normalisht

January 7, 2026
Moti i keq/ ARRSH në terren, drejtori Kozeli: Të gjithë të angazhuar për të përmirësuar situatën

Moti i keq/ ARRSH në terren, drejtori Kozeli: Të gjithë të angazhuar për të përmirësuar situatën

January 7, 2026
Vdes milioneri rus, helikopteri i ngatërrohet me kabllo dhe rrëzohet në Malet Urale

Vdes milioneri rus, helikopteri i ngatërrohet me kabllo dhe rrëzohet në Malet Urale

January 7, 2026
Kafe me Kryetaren

Kafe me Kryetaren

January 7, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave me akt normativ deri më 2022, ja data përfundimtare

Rivlerësimi do zhbllokojë mbi 530 mijë kontrata premtimi/ Ekspertët: Tregu i pronave do të bëhet më i larmishëm

January 7, 2026
Vjosa në pikën kritike/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

Vjosa në pikën kritike/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

January 7, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Në fokus objektivat për 2026-ën, kryeministri Rama mbledh qeverinë të Premten

January 7, 2026
Trump: Kemi kapur Maduron, SHBA kreu me sukses një sulm të madh

“Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata s’do bëjnë të njëjtën gjë për ne!” Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA

January 7, 2026
Problematikat e përmbytjeve, Shërbimi Zjarrfikës në gatishmëri: Evitoni qarkullimin në zonat me reshje të dendura

Problematikat e përmbytjeve, Shërbimi Zjarrfikës në gatishmëri: Evitoni qarkullimin në zonat me reshje të dendura

January 7, 2026
Moti i keq në Dibër/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel – Rrëshen, vështirësohet qarkullimi. Ja situata në Gjirokastër

Moti i keq në Dibër/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel – Rrëshen, vështirësohet qarkullimi. Ja situata në Gjirokastër

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In