Disa automjete janë përfshirë në një aksident masiv në Fushë-Milot, fatmirësisht pa viktima.
Aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës. “Top Channel” citon policinë, që ka mbërritur në vendngjarje, mësohet se pesë automjete janë përplasur në nënkalimin e superstradës.
Të njëjtat burime konfirmojnë se nga përplasja nuk ka viktima, vetëm dëme materiale.
Policia thotë se është bllokuar përkohësisht qarkullimi në këtë aks rrugor, ndërkohë që paraprakisht besohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.