Emision i Ylli Rakipit solli mbrëmjen e sotme një bilanc dy vjeçar të bashkëqeverisjes PS-LSI. Lufta e ftohtë Rama – Meta. Kur dhe si filloi ajo? “OraNews’ sjell një pjesë të intervistës së Luan Ramës,
Rakipi: Zoti Rama ju e ndoqët raportin filmik, kemi një përplasje mes LSI dhe PS ose më thjeshtë mes kryeministrit Rama dhe Meta?
Rama: Pa dashur të përsëris ato që tha dokumentari juaj, i cili është një qasje individuale e autorit, regjisorit të filmit më lejoni të them që është film interesant. Ka një problem plagjature në titull, ju duhet të kishit marrë leje se është film Duel i Heshtur, gjithsesi duke qenë se filmi është përjetim individual edhe kënvdështrimi është individual. Jashtë kontekstit të metaforës, natyrisht në dy vjet bashkëqeverisje LSI-PS jo gjithçka ka shkuar dhe shkon rozë, jo gjithçka është në cilësinë e marrëdhenies idilike apo një marrëdhenie dashurie pa kufi. Po çka dua të them është se dhe qeverisje si koncept, dhe institucione dhe bashkëqeverisja si përgjegjësi ndaj qytetarëve nuk është çështje e raportit individual qoftë edhe dy kryetar partish, është ndërtuar mbi parime që kanë të bëjnë me cilësinë e qeverisjes, për ti ofruar shqiptarëve një qeverisje të mirë dhe reforma që s’janë individuale por prioritete të interesit kombëtar. Ka pasur debate, ka debat, gjithsesi edhe qeverisja dhe mazhoranca është e gjallë dhe si çdo gjë e gjallë ka përplasje, suksese, diskutime, debate.