• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nishani refuzon dekretimin e vajzën së Ismail Lleshit në OSBE

by Lorenc Vangjeli
17/12/2015 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin, kandidaten e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadore në OSBE. Burime të gazetës “Panorama” pranë Presidencës, bënë të ditur se argumenti që do të përdorë Bujar Nishani për të rrëzuar propozimin e Bushatit do të jetë fakti se ajo nuk përmbush standardet profesionale për t’u emëruar në nivel ambasadori në një organizatë si OSBE­ja. Ravesa Lleshi aktualisht mban postin e Këshilltares së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe për këtë arsye pritet të refuzohet nga Presidenti. “Presidenti nuk do ta dekretojë kandidaturën për Ambasador në OSBE, pasi nuk përmbush standardin profesional për të qenë në nivelin e ambasadorit”, bënë të ditur burime pranë Presidencës.

PREZANTIMI

Gjatë prezantimit të kandidaturës, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, tha se Ravesa Lleshi vjen nga jashtë shërbimit diplomatik dhe nuk ka grada. “Jeta e Ravesës i është përkushtuar të drejtës ndërkombëtare. Prej dy vjetësh është kolege dhe këshilltare në kabinetin e ministrit Bushati. Ka të gjitha vlerat njerëzore dhe profesionale për të kryer detyrat e këtij niveli. Shpreh bindjen se do ta plotësojë më së miri këtë detyrë, nëse ju dhe Presidenti do ta miratojnë. Ravesa nuk vjen nga karriera diplomatike. I referohet nenit përkatës, që thotë se duhet të ketë një aktivitet të paktën prej 10 vjetësh në marrëdhëniet me jashtë, nga të cilat 3 vjet në pozicione drejtuese, të cilat Ravesa i ka plotësuar”, tha dje Qirjako Qirko. Ravesa Lleshi është vajza e Ismail Lleshit, ishfunksionar i lartë i PPSHsë në kohën e regjimit komunist, koleg me Sulejman Bushatin, babain e ministrit aktual të Jashtëm.

PËRPLASJA

Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015s, për të zëvendësuar ambasadorin e asaj kohe në detyrë, Spiro Koçin. Por asokohe kreu i shtetit e ka refuzuar këshilltaren e Bushatit, duke thënë se nuk mund të zëvendësohej një ambasador karriere me persona që janë jashtë sistemit diplomatik. Por pas ndryshimit të projektligjit të shërbimit diplomatik dhe heqjen e kufirit të emërimeve nga jashtë karrierës diplomatike, emri i këshilltares së Bushatit është dërguar sërish për dekret te Presidenti. Kësaj radhe edhe për shkak të dorëheqjes së ambasadorit Spiro Koçi. Ky i fundit u kthye në atdhe pa pritur urdhrin e Presidentit, për shkak se Ministria e Jashtme i ka ndërprerë marrëdhëniet financiare. Ambasadorit në detyrë iu ndalua paga dhe nuk iu pagua qiraja e banesës në Vjenë, çka e detyroi atë të kthehej në Shqipëri./Panorama

Next Post

Zgjedhjet, ja financuesit e fushatës elektorale për PS-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In