• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

103-vjetori i FA/ Kodheli: Krenarë për misionet e ushtrisë tonë, angazhim kundër terrorizmit

by Lorenc Vangjeli
04/12/2015 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot bëhen plot 103-vite nga dita e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Me këtë rast Ministria e Mbrojtjes zhbilloi një ceremoni të posaçme ku merrnin pjesë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe drejtuesit më të lartë të ushtrisë.

Në fjalën e rastit, ministrja, Kodheli u shpreh se në këto 103 vite Forcat e Armatosura kanë kaluar shumë sprova, por për ta duhet të jemi të gjithë krenarë pasi në gjithë historinë e ekzistencës së tyre nuk u kthyen kurrë në agresorë.

“Ju duhet të jeni krenarë se sillni në 2015 vlera të paçmuara të ushtarakëve, i shërbyet flamurit dhe Atdheut, nuk u shndrruart kurrë në histori në forcë agresore. Mijëra prej jush kanë humbur jetën përgjatë gjithë kësaj historie në përpjekje për ekzistencën e Atdheut tonë..dhe Atdheu do jetë gjithnjë krenar për ta. Që prej 2009 jeni pjesë e organizatës më ta madhe euroatlantitke, NATO”,­ -tha Kodheli duke falënderuar të gjithë ata që punuan e kontribuuan që kjo ëndërr të bëhet realitet.

Ajo i kërkoi ushtarakëve të jenë gjithë të përgatitur për tu përballur me rreziqet që i kanosen aleancës, siç është terrorizmi.

“Kufijtë e aleancës janë të kërcënuar, rajoni në të cilin jetojmë është i përfshirë në vorbullat që krijohen në lindje dhe jug. Të përgatitemi për të përballuar të keqen” – tha Kodheli.

Ndërkohë Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, gjatë fjalës së mbajtur vlerësoi misionin e ushtarakëve që kanë dhënë kontributin për paqen në vendet në konflikt. Një vend të veçantë në fjalën e tij zuri përkujtimi i atyre që kanë humbur jetën në detyrë.

“Siguria e Shqipërisë varet nga vullneti ynë për të bërë çdo sakrificë, për të mbrojtur vendin. Sot është dita e duhur për të mbështetur të gjithë pjesëtarët e FA. Nder dhe respekt për ata që dhanë jetën në shërbim të vendit, përshëndetje për ata që ky përvjetor i gjen në krye të detyrës në misionin jashtë vendit Zoti i bekoftë trupat tona në misione jashtë vendit. Në këtë përvjetor, është momenti për të kujtuar ata që s’janë me pranë nesh fizikisht për tu përkulur para tyre për sakrificës së tyre sublime. Ne të gjallët nuk do ishim të vërtetë pa sakrificën e tyre” –tha Bazo.

­

 

Next Post

Përvetësoi 128.000 m² tokë në Palasë, konfiskohet trualli me vlerë 280 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In