• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

101 shqiptarë në 3 muaj në burgjet e Britanisë, shumica të dënuar për kultivim të hashashit në shtëpi

by Java News
02/12/2023 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga monitorimi i çështjeve të gjykuara në gjykatat angleze dhe në Uells, gazeta Daily Telegraph publikoi një investigim ku thuhet se për periudhën Gusht-Tetor 2023, janë dënuar 101 shtetas shqiptarë.

Në shkrimin me titull “Emigrantët ilegal shqiptarë të dënuar për epideminë e fermave të kanabisit” theksohet se nga këta 101 persona, 77 prej tyre u dënuan për përfshirjen në kultivim kanabisi në shtëpitë e barit. Totali dënimeve të tyre shkon në 300 vite burg.

Daily Telegraf shkruan se katërfishimi numrit të shqiptarëve të dënuar për shtëpitë e barit lidhet me masat e ndërmarra nga qeveria angleze për të ndaluar punësimin e emigrantëve ilegal. Në të tilla kushte emigrantët ilegal shqiptarë në Angli dhe Uells përfshihen në kultivimin e kanabisit. Gjatë 5 viteve të fundit grupet kriminale shqiptare në Angli, nxorën jashtë loje grupet vietnameze të specializuar për ngritjen e shtëpive të barit.

Gjykatësi  Geraint Ëalters duke lexuar masën e dënimit për një grup shqiptarësh u shpreh se “ata kanë arritur një nivel epidemik duke e kthyer rritjen e kanabisit në një nivel industrial”. Shkrimi ilustrohet me rastin e 20-vjeçarit Artemis Shehu i dënuar me 1 vit burg pasi u kap në një shtëpi bari në  Norfolk Broads. Ai tha se u kishte 2.500 stërlina borxh atyre që e sollën në Angli.

Një tjetër gjykatës Andreë Shaë është shprehur në vendim se “grupet shqiptare po sofistikohen dhe kanë të gjitha tiparet e krimit të organizuar.

“Ne duhet të përçojmë mesazhin se nëse një i ri shqiptarë thotë se është mbyllur brenda një shtëpie bari nga financuesit e këtij biznese, kjo nuk është një kartë për tu luajtur e i shpëtuar dënimit” ka thënë gjykatësi Andrew Shaw.

Daily Telegraph këtë përfshirje masive të shqiptarëve në shtëpitë e barit e lidh me konstatimin e Agjencisë Britanike të Krimit se  “risku  është i vogël, përfitimi shumë i madh në një kohë kur gjatë vitit 2021 britanikët konsumuan 240 ton kanabis me vlerë 2.4 miliard stërlina”.

/f.s

Next Post
‘Unë fëmija i 8-të, prindërit i kam pasur bujq!’/ Tenori Ramë Lahaj rrëfehet në podkastin e kryeministrit

'Unë fëmija i 8-të, prindërit i kam pasur bujq!’/ Tenori Ramë Lahaj rrëfehet në podkastin e kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In