• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

25 vjetori i PD/ Berisha: Ngrihuni në këmbë, Rama duhet “qëruar” sa më parë

by A R
11/12/2015 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike festoi këtë mbrëmje 25 vjetorin e themelimit. Kreu i saj Lulzim Basha tha se protesta e 8 dhjetorit konfirmoi vendimin e popullit shqiptar për largimin e qeverisë së majtë, jo vetëm si një pushtet mashtrues por edhe të rrezikshëm për vendin.

“Protesta madhështore e 8 dhjetorit, konfimoi vendimin e madh e të pakthyeëshëm, largimin e qeverisë rama meta, jo vetëmsi një qeveri e paaftë, mashtruese, por edhe si një qeveri e rrezikshme për shqiptarët, për vendin, të ikë fatkeqësi qeveria, të qëndrojnë shqiptarët, ky është vendimi i 8 dhjetorit të dytë.”- tha Basha.

Rama dhe Meta nuk paraqiten në eveniment/ Basha: Nuk dalin dot mbi meskinitetin e tyre

Pavarësisht ftesës së PD për pjesëmarrjen në këtë eveniment, Kryeministri Edi Rama, si dhe kreu i kuvendit Ilir Meta kanë preferuar që të mos marrin pjesë. Ndërkohë që ky i fundit i ka uruar, përmes një e-maili PD-së, 25 vjetorin e themelimit. Basha e cilësoi këtë veprim si një mungesë të thellë emancipimi, duke thënë se kundërshtarët e tij politik nuk mund të tejkalojnë meskinitetin e tyre.

“Kundërshtarët tanë politikë në qeverisje edhe këtë vit, në 25­vjetorin e ngjarjes më të madhe kombëtare, pas asaj të 100­vjetorit të pavarësisë, nuk dolën dot nga meskiniteti dhe kufizimet e tyre si trashëgimtarë të regjimit që demokratët mposhtën një çerek shekulli më parë. Nuk u ngritën dot në lartësinë e emancipimit dhe detyrës për të përkujtuar me nderimet e merituara një jubile që me të vërtetë ka shenjë e një grupimi të caktuar politik, por duke qenë gur themeli në ngrehinën e re të Shqipërisë së re demokratike u takon të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Berisha: të shporrim nga qeverisja një orë e më parë këtë klikë hajdutësh

Ndërkohë, lideri historik i PD, ish kryeministri Sali Berisha ishte i prerë kur tha se është e nevojshme që shqiptarët të ngrihe në këmbë dhe të shporrin nga qeverisja e vendit, atë që ai e cilësoi si një “klikë hajdutësh”. Berisha i bëri thirrje çdo demokrati e shqiptari që të mednojë për të gjitha format e mosbindjes civile në mënyrë paqësore, për të larguar një orë e më parë qeverinë Rama.

“Një “kushtrim” vjen nga thellësitë e qënies sonë, një apel drejt guximit tuaj, e unë ju them juve që guximi juaj sot është 100 herë më  madh sesa guximi në vitet 90.

Ndaj dhe bindja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit që na kërkon koha, ky vrasës i shpresës duhet të marrë sa më shpejt atë që meriton, fundin, Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike sa më parë.

Edhe një herë ju përshëndes përzemërsisht, ju ftoj, secilin prej jush cdo shqiptar, cdo demokrat,të mendojë për të gjitha format e mosbindjes civile paqësore, për të qëruar sa më parë këtë klikë që po largon nga Shqipëria qindra mijëra të rinj, që po shkreton këtë vend, që po i vdes njerëzit nëpër burgje, që po ndërton përsëri parajsën e koministëve dhe etërve të tyre shpirtërore.

Në këmbë, në këmbë, në këmbë, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”- tha Berisha.

Kreu i PD Lulzim Basha tha se çdo demokrat duhet të ndihet i lumtur që themelimi i PD erdhi si pasojë e vijoi forcën e protestës studentore. Sipas Bashës, gjeneza e PD duhet kuptuar dhe gjendur pikëisht tek vlerat e studentëve të dhjetorit.

“Ne demokratëtë jemi të lumtur dhe krenarë që themelimi i PD është një ngjarje me rëndësi dhe vlerë kombëtare. Festa jonë sot është një trinitet, i krenarisë, përgjegjshëmrisë dhe përulësisë.

Krenar për arrtije e sporave të PD në pushtet apo në opozitës.

Të përgjegjshëm për sfidat që na presin

Të përulur përpara qytetarëve që kanë merituar dhe meritojnë më shumë.”- tha Basha.

Basha iu drejtua edhe me një mesazh liderit historik të PD, Sali Berisha.

“I dashur miku im, ju drejtohem ju dhe nëpërmjet jush të gjithë themeluesve të PD, me të gjitha urimet e përzemërta… ju e krijuat dhe ju e  mbajtët PD formacionin më të fuqishëm të qendrës së djathtë në vend. Dua të theksoj se me Berishën PD është më e bashkuar, më e mencur, më e shëndetshme.” tha lideri i PD.

Sipas Bashës, pavarësisht se në historinë 100 vjeçare të shtetit Shqiptar, shumë parti kanë lindur dhe kanë vdekur, PD do të mbetet dhe është e destinuar që të jetë Partia e vetme që do të çojë përpara vendin.

“Shumë parti kanë lindur dhe kanë vdekur në historinë 100 vjecare të shtetit shqiptar… por PD, që doli si forca e lirisë dhe të drejtave të njeriut, mbartëse e aspiratave, pd e ka të shkruar në destimin e vet që të vazhojë të rritet, të forcohet dhe të krijojë mirëqënie në të mirë të shqiptarëve.”- tha kryedemokrati.

Berisha: Ndihem me fat dhe i lindur me këmishë sepse isha njëri prej jush

Miqte e mi, gjatë këtyre 25 viteve, dofta , mijëra e mijëra herë i kam thënë vetes se kam lindur me fat, kam linfur me këshimë sepse isha njëri prej jush, dhe ne së bashku, Shqipërinë e ngritëm në rrugën e lirisë, e hapëm drejt Europës, vendosëm liritë dhe të drejtat njerëzore.

Dua tju garantoj se do vazhdoj përpjkejet e mia, gjithë jetën time, për ndërtimin e idealeve në të cialt ne besojmë.” -tha Berisha.

 

Eduard Selami: Jam kritik me lidershipin sepse shqiptarët shpresën e gjejnë tek PD

Me të drejtë shqiptarët për shkak të keqqeverisjes po humbasin shpresën. Ku përveç PD­së duhet ta kërkojnë? Nëse ndonjëherë ngre zërin kritik, e ngre mbi këto shpresa që shqiptarët kanë tek PD”, tha Selami.

 

Arben Imami: PD u krijua falë antikonformistëve si Berisha e Pashko

 

Kjo është një parti e madhe dhe u krijua si një parti që do të përfaqësonte të gjitha shtresat, por në rradhë të parë lëvizjen studentore, intelektualëve të shquar antikonformistë si Sali Berisha e Gramoz Pashko.

Ne kemi besim të plotë tek kryesia e re, tek lideri i ri i PD, që megjithëse në kushtet e një regjimi policor ku krimi e korrupsioni mbretëron.. nuk ka zgjidhje tjetër peveçse Partisë Demokratike.

Këlliçi: Të gatshëm për të sjellë ndryshimin
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllici tha se rinia demokrate është e gatshme për të sjellë ndryshimin në vend, rikthmin e Partisë Demokratike në pushtet.

“Kjo qeveri po e largon rininë të largohet në rrugët e Europës. Ne jemi po aq të vendosur sa 25 vite më parë për të larguar qeverinë që u vret shpresën të rinjve. Ne jemi të gatshëm për të bërë ndryshimin, për të ndryshuar Shqipërinë. E keqja nuk do të na mund, ne do ta mundim. Ëndrra për liri dhe domokraci do të fitojë. Të rinjtë kërkojnë rrugë të re. Kjo rrugë nis me rikthimin e Partisë Demokratike në krye të punëve të vendit,” tha ai.

Next Post

Kirk Douglas, 99 qirinj për “Spartakun” e famshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com