• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100-vjetori i “Vllaznisë”/ Meta nderon sportistët e legjendës shkodrane

by Java News
24/02/2019 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, u zhvillua dje në mbrëmje ceremonia e vlerësimeve të sportistëve të shquar shkodranë ndër vite, në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Shoqërisë Sportive “Vllaznia”. Me këtë rast Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” futbollistin e shquar shkodran e të Ekipit tonë Kombëtar, modelin frymëzues të shumë brezave të rinj, Sabah Bizi.

 

Duke marrë në dorëzim titullin e lartë, zoti Bizi falënderoi i emocionuar Kreun e Shtetit për vlerësimin maksimal, respektin dhe mirënjohjen e thellë. Gjithashtu Presidenti Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh”:  çiklistin Agim Tafili, atleten Arbana Xhani (Bekteshi), peshëngritësin Asim Belinovi, futbollistët dhe trajnerët Astrit Hafizi dhe Ramadan Rragami, Xhevdet Shaqirin (Pas vdekjes), futbollistët Edi Martini, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, golashënuesin Vioresin Sinani, atletin rekordmen Hysni Bebeziqin (Pas vdekjes), volejbollistët e spikatur Luigjino Mjeda dhe Mark Kroqi, basketbollistët Muhamet Sokoli e Refik Vorfa e Sokol Kalaj, basketbollisten frymëzuese Pina Haxhi (Vuka) si dhe mundësin e trajnerin Rrok Bardeli.

Duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, Presidenti i Republikës u shpreh: “Ndihem i nderuar dhe shumë i emocionuar që jam me ju në Shkodër, në këtë qendër të qytetërimit tonë, këtu ku atdheu ynë shpalos përherë virtytet dhe cilësitë më të arrira, sidomos në momentet më të rëndësishme. Ne të gjithë festojmë një përvjetor historik për gjithë sportin shqiptar, pikërisht këtu në kryeqendrën e promovimit jo vetëm të sportit, por edhe të artit, kulturës dhe muzikës! Në djepin, ku bashkë me atdhedashurinë u përkund dhe u luajt për herë të parë futbolli shqiptar, u themelua shoqëria e parë sportive dhe u shënua goli i parë shqiptar! Dua t’u siguroj se pjesëmarrja në festimin e 100-vjetorit të Klubit ‘Vllaznia’ përbën një ngjarje të lumtur dhe mjaft të veçantë, pasi mesazhi i bashkimit dhe i vllaznimit që u dha këtu e njëqind vite më parë, është ende aktual dhe i rëndësishëm edhe sot. Për këtë arsye ju falënderoj për ftesën dhe ju uroj përzemërsisht gëzuar përvjetorin e themelimit të Klubit dhe suksese e mbarësi në shekujt e ardhshëm!

Të nderuar miq,

Një shekull më parë, krijimi i Shoqërisë ‘Vllaznia’ u konsiderua si ‘zgjim i djelmnisë shqiptare në fushën politike, letrare, teatrale, muzikore, e gjimnastikore’.

Ky gjest i rinisë shkodrane, në kushtet e luftës për qëndresë kombëtare ishte një kontribut dhe një manifestim i shkëlqyer i identitetit kombëtar dhe vlerave tona më të mira qytetare.

Bashkimi i shkodranëve në Shoqërinë ‘Vllaznia’ pa dallim përkatësie fetare, bindje e ideje është ndër mesazhet e mëdha të  pasurisë të pashterur shpirtërore dhe aspiratës shqiptare për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar e të përparuar.

Nder e lavdi rinisë shkodrane, intelektualëve, burrave e grave të mençur e atdhetarë të Shkodrës për atë çka kanë bërë, për qytetin e tyre dhe për shembullin që dhanë për të gjithë Shqipërinë.

Të nderuar veteranë të sportit, sportistë kampionë e trajnerë te palodhur, Ju drejtohem me urimet më të mira të gjithë ju si trashëgues me dinjitet të shoqërisë së dikurshme që sot mban emrin Klubi Sportiv ‘Vllaznia’. Festa e sotme është një ngjarje e madhe, që na frymëzon për të kujtuar me respekt të veçantë gjithë ato rezultate e kampionë të mëdhenj në futboll, atletikë, basketboll, volejboll, çiklizëm, peshëngritje, mundje, not, gjimnastikë, boks, hendboll, pingpong, shah e në shumë sporte të tjera.

Urime edhe vajzave që dolën kampione këto ditë!

Në mendjen dhe memorien e çdo shqiptari ‘Vllaznia’ do kujtohet: Si Klubi i parë sportiv, për  fanellën Kuq e Blu, si shkolla më e madhe e lindjes së talenteve sportivë dhe si Klubi me tifozerinë më të zjarrtë, por dhe më të kulturuar njëkohësisht, si tifozeria e vetme në Shqipëri që duartrokiste kundërshtarin kur luante më mirë. Sporti në këto 100 vite në qytetin e Shkodrës ka qenë zbavitje, por edhe pjesë e kulturës qytetare. Ai ka treguar se misioni i tij kryesor ka qenë zhvillimi i solidaritetit, socializimi, zhvillimi harmonik i të rinjve, mbrojtja e dinjitetit njerëzor, kontributi për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, duke pasur si qëllim edukimin e të rinjve, dhe frymën e miqësisë dhe vëllazërimit.

 

Nostalgjia për talentet e futbollit dhe gjithë sportit shkodran, do të mbetet e pashlyeshme në kujtimet e të gjitha brezave.

Emrat e Palokë Nikajt, Loro Boriçit, Xhevdet Shaqirit, Ramazan Rragamit, Sabah Bizit, Medin Zhegës, Paulin Ndojës, Pina Vukës, Zef Gjonit, Renato Radojës, Xhuli Shestanit, Muhamet Sokolit, Agim Tafilit, Iljaz Gurit, Mark Krroqi, e deri te kampionët e ditëve tona si Elis Guri, Erkand Qerimaj e Izmir Smajlaj e shumë e shumë të tjerë janë shndërruar me të drejtë në legjenda të sportit shqiptar dhe në modele frymëzuese për më të rinjtë. Figurat e shquara të sportit shkodran janë kaq të shumta, por koha në dispozicion nuk na lejon t’i përmendim të gjithë!

Por 100-vjetori nuk është një ditë, është gjithë viti jubilar. Kështu që përgjatë gjithë këtij viti ne do të kemi mundësi për të bërë të gjitha vlerësimet e duhura, pasi arritjet e ‘Vllaznisë’ në 100 vite janë të jashtëzakonshme. Janë kaq shumë ekipe kampionë, janë kaq shumë personalitete që kanë nderuar Shkodrën e të gjithë Shqipërinë në nivele europiane dhe botërore. Prandaj edhe njëherë dua t’ju uroj në këtë 100-vjetor të parë të ‘Vllaznisë’: suksese, arritje dhe lavdi për ‘Vllazninë’ dhe për Shkodrën në shekullin që po hymë dhe për shekujt e ardhshëm! Nderimin më të madh për të gjithë sportistët, për djersën e për sakrificat e tyre, që besoj se ia kanë vlejtur për atë që kemi mundësi sot të festojmë, por edhe t’u tregojmë të rinjve dhe fëmijëve rreth rrugës që duhet të ndjekin për të qenë edhe ata të sukesshëm e frymëzues për brezat që do të vijnë.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Në këtë mbrëmje festive të sportit e të krenarisë jo vetëm shkodrane, por edhe kombëtare ishin të pranishëm Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, deputetë, autoritete vendore, sportistë, trajnerë, dhjetra sportdashës dhe qytetarë të shumtë shkodranë.

Next Post
(Emrat)Aksidenti i Fushë-Krujës/ Ndërron jetë një nga tre të rinjtë

(Emrat)Aksidenti i Fushë-Krujës/ Ndërron jetë një nga tre të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media: Dhëndri i Trump e shndërron ishullin ‘fantazmë’ në Shqipëri në një projekt turistik miliarda dollarësh!

Media: Dhëndri i Trump e shndërron ishullin ‘fantazmë’ në Shqipëri në një projekt turistik miliarda dollarësh!

December 10, 2025
Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

December 10, 2025
Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

(EMRAT)Aksident tragjik në “Shkodër-Hani i Hotit”, makina e sllovenit përplas për vdekjen këmbësoren 68-vjeçare

December 10, 2025
Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

December 10, 2025
BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

December 10, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Kosovë, KQZ certifikon kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Lë jashtë Listën Serbe

December 10, 2025
Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

December 10, 2025
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Publikon librin për 20 ditët në burg/ Sarkozy: Mirë se vini në ferr! Dysheku i fortë, ‘bagetat me baltë’, larja dhe dhuna..

December 10, 2025
Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në

December 10, 2025
A do ta kalojë Vettingun? Zaganjori para KPK në 20 Korrik

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë pas kërkesës së SPAK

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In