Tashmë kanë kaluar 8 vite por të gjithë e mbajnë mend skandalin që ndodhi për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Në ceremoninë e prerjes së tortës, asokohe Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim të thjeshtë për shqiptarët dhe më pas i la vendin katrahurës duke ofruar pamje mjaft skandaloze. Torta dhe therja e deshëve nga Sali Berishë si kryeministër dhe Lulzim Basha si kryebashkiak, ishin mënyra më e ulët për të çnderuar festën më të rëndësishme kombëtare dhe për tu tallur me popullin.
Skenat e turpshme, u transmetuan nga 1200 agjenci lajmesh e rrjetesh sociale në mbarë botën, ndërkohë që krerët e shtetit shqiptar, të mbledhur në darkën zyrtare, shikonin pamjet dhe zbardhnin dhëmbët, duke e konsideruar gallatë. Lexo.al/