• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

100 vjetori i Luftës së I Botërore, Parisi bën bashkë Macron, Trump, Merkel dhe Putin

by Java News
11/11/2018 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohet dita e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Armëpushimi I para një shekulli hyri në fuqi më 11 nëntor të vitit 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la pas vetes të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.

Franca, epiqendra e konfliktit të parë botëror, është mikpritëse e ceremonisë ndërkombëtare, në të cilën po marrin pjesë më shumë se 60 udhëheqës botëror.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë në mesin e udhëheqësve botërorë që po marrin pjesë në ceremoninë që filloi në orën 11, të ditës së 11-të të muajit të 11-të.

Merkel do të mbajë gjithashtu edhe fjalimin hapës, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në një konferencë të titulluar “Forumi i Paqes së Parisit”, që do të mbahet pas shërbesës përkujtimore në “Champs Elysees”, paraditen e kësaj të diele.

I organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, forumi në fjalë synon të nënvizojë rëndësinë e institucioneve ndërkombëtare për ndihmesën e dhënë në zgjidhjen e konflikteve, në parandalimin e luftrave dhe në përhapjen e prosperitetit. Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Mbretëresha Elizabeth II do të marrin pjesë në një ngjarje më vete, në Londër.

Ne ceremoni jane edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të dy ata morën pjesë edhe në darkën e së shtunës të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Macron.

Ata shtrënguan duart me njëri tjetrin por, nuk ka pasur ndonjë bashkëbisedim më të gjatë ndërmjet tyre, ndonëse ishte paralajmëruar mundësia që të ketë një takim të ndërmjetësuar nga presidenti francez.

Të enjten, ata dështuan të shënojnë ndonjë përparim në takimin e mbajtur në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u takua të dielën me kancelarin gjermane, Angela Merkel, e cila është më e zëshmja deri tash kundër ideve për ndryshimin e kufijve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./a.ç

Next Post
FOTO/ Pastrimi i Parkut të Liqenit, tashmë me mjete moderne e ekologjike

FOTO/ Pastrimi i Parkut të Liqenit, tashmë me mjete moderne e ekologjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In