• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100-vjetori i lindjes së Kadri Roshit, i biri rrëfen të pathënat e aktorit të madh

by A R
11/01/2024 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kliti Roshi, i biri i kolosit të artit shqiptar, Kadri Roshi, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH foli për jetën dhe punën e aktorit të madh dhe kontributin mbresëlënës që ai la pas.

“Të gjithë artistët e brezit dhe plejadës së Kadri Roshit kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë të gjallë. Ata nuk kanë datë tjetër veçse atë të lindjes. Ky është fati i artistëve të vërtetë,” tha z. Roshi.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Kliti Roshi do të organizojë një aktivitet në nder të artistit të madh.

“Është një aktivitet i cili ka tre vjet që më ka lindur në mendje dhe mund të them me gojën plot që është bërë me iniciativën e familjes. Ka pasur ndihma nga kompani të ndryshme private dhe shtetërore. Po plotësoj një boshllëk timin që e ndieja vërtet si një borxh ndaj tij, prandaj mendova që për 100-vjetorin të organizoja diçka të bukur, ku vlera e së tërës është të kujtohen dhe të mos zhduken, se ‘nuk është vdekje kur mbulohesh me dhe. Vdekja e vërtet është harresa’,” tha z. Roshi.

Ai theksoi gjithashtu se në eventin e organizuar tek ArTurbina për 100-vjetorin e Kadri Roshit do të promovohet edhe libri mbi jetën e aktorit.

“Libri mban emrin tim aty lart, por është shkruar nga 90 persona publikë. Ata kanë shprehur mendimet, emocionet, kanë rikujtuar takimet me babain. Jeta e gjallë e Kadriut është sjellë nga shkrimi i 90 personazheve,” tha Kliti Roshi.
Një ndër gjërat më pikante që i biri tregoi për “Nderin e Kombit” Kadri Roshi ishte dhe e folura belbër, të cilën ai e fitoi duke imituar dhe që nuk ishte e lindur.

“Nëse Kadri Roshi u bë ai që u bë, mund të them më shumë në saje të punës. Duhet të dini që Kadri Roshi ka luajtur gjithë jetën si rezultat i një gabimi që bëri. Ka luajtur kur ka qenë gagaç, i merrej goja, sepse kur ishte i vogël atje në Ballsh ishte një familje me 11 vet dhe ky e imitonte në mënyrën më të përsosur, por iu ngjit. Nuk ishte e lindur. U bë! Në skenë nuk ka ditur kurrë t’i merrej goja me përjashtim kur ka luajtur Mit’hat Frashërin, që ka qenë gagaç në jetë tek “Karavidhet”.

Nuk mund të behësh aktor pa kulturë. Kadri Roshi kur ka bërë ‘Arturo Uin’ në vitin 1971 e ka interpretuar për herë të parë dhe në 6 muaj prova ai ishte më i saktë sesa historiani më i madh gjerman,” tha i biri i aktorit të madh.

/a.r

Next Post
VIDEO / Çudit Lorenc Vangjeli, shkon me thupër & gurë në emision: Dua të rrah Ilir Beqajn!

VIDEO / Çudit Lorenc Vangjeli, shkon me thupër & gurë në emision: Dua të rrah Ilir Beqajn!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In