• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100-vjetori i Institutit “Harry Fultz”, Veliaj përkrah Yuri Kim: Shkollat, hapësira që na hapin mendjen

by Java News
27/05/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

100-vjetori i themelimit të Institutit “Harry Fultz” ka bërë bashkë mjaft personalitete të njohura të vendit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se shkolla duhet të jetë një institucion që krijon hapësira të reja mendimi. Duke shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas sulmit në një shkollë në Teksas, Veliaj theksoi se arsimi është ai që na emancipon si shoqëri.

“Një lajm jashtëzakonisht i trishtë është lajmi i sulmit në një shkollë në Teksas. Unë s’kam pasur ende një mundësi publike për të shprehur ngushëllimet dhe për të treguar solidaritet, po ka qenë një moment edhe reflektimi. Pse dikush që është racist, ose dikush që është homofob, ose një devijant i shoqërisë, sulmon pikërisht shkollat? Sepse arsimi është ai që na emancipon.

Arsimi na bën të kuptojmë se në fakt ngjyra jonë e lëkurës, mbiemri ynë, prejardhja jonë, nuk duhet të jenë barriera për sukses. Ndaj, teksa ky është një moment ngushëllimi edhe trishtimi, është edhe një moment reflektimi. Pse shkollat duhet t’i ruajmë realisht me fanatizëm, si hapësira që na bëjnë më të mirë, që na hapin mendjet”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se përtej dijeve dhe medaljeve, në themel qëndron humanizmi. “Unë besoj se mbi dëftesat, mbi kupat, mbi çmimet, mbi medaljet, është humanizmi. Është ajo që në gjuhën tonë të përditshme themi ‘’njerëzillëku” dhe qartazi shkolla juaj i kishte të gjitha aftësitë teknike, dijet e kohës, por mbi të gjitha, kishte humanizmin”, deklaroi Veliaj.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se lidhja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë është sot më e fortë se kurrë. “Ardhja e Harry Fultzit dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, hodhën themelet për një lidhje unike midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Një lidhje që vazhdoi, pavarësisht diktaturës komuniste, dhe që u përtëri në vitin 1991, një lidhje që sot është më e fortë se kurrë.

Kjo shkollë nuk kishte të bënte vetëm me mësimdhënien e aftësive teknike dhe profesionale, kishte të bënte me rrënjosjen e vlerave tek të rinjtë shqiptarë, të tilla si ndjenja e patriotizmit, disiplina dhe respekti për punën. Të gjitha këto vlera të cilat do t’u nevojiteshin studentëve për të ndërtuar një vend të ri. Ky është një vend madhështor dhe SHBA-të janë krenarë që janë miku juaj”, tha ambasadorja Kim./m.j

Next Post
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

Vrasja në Elbasan para 25 Prillit/ Bardhi-Berishës: Me shpifje s'mbulon dot të vërtetën. Je në ortakëri me bandat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In