• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“100 vjet nafta shqiptare”, Gjiknuri: Prioritet naftëtarëve të Ballshit për statusin

by A R
11/04/2018 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi në Kuçovë një konferencë kushtuar 100 vjetorit të industrisë së naftës. Pusi i parë i kërkimit të naftës në Shqipëri filloi shpimin pikërisht 100 vjet më parë në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Amoretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917.

Për të shënuar këtë përvjetor u zgjodh jo rastësisht Kuçova pasi përfaqëson qytetin industrial që ka jetuar dhe jeton nga nafta që prej kohës kur kompanitë italiane zhvillonin operacionet e kërkimit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, Kryebashkiaku Selfo Kapllani, deputetët e zonës dhe përfaqësues të kompanive TAP e SHELL vizituan nga afër puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme. Në aktivitetin e zhvilluar në kinemanë e qytetit, ministri Gjiknuri u ndal tek potencialet që ofron Shqipëria në fushën e kërkimit të naftës.

“Jam i bindur, besoj dhe shpresoj që operacioni i SHELL të dalë me shumë sukses dhe patjetër Shqipëria do të rrisë prodhimin e  saj dhe do të zgjojë interesin edhe të kompanive të tjera ndërkombëtare, një interes që tashmë është zgjuar. Ka një interes të shtuar edhe për fushat e tjera, për mundësi të tjera të eksplorimit qoftë në tokë, qoftë në det nga kompani shumë të mëdha ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e mire që ne duhet ta përqafojmë dhe të bëjmë çmos që ato ti kemi këtu”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai ju referuar çështjes së statusit të naftëtarit si një vlerësim i qeverisë për sakrificën e kësaj shtrese.

“Ky proces po vazhdon, e di që mund të ketë pasur pak vonesa pasi kërkesat janë të shumta, ka mungesë dokumentacioni, por njëkohësisht ju them që mbi 900 kërkesa janë në përpunim e sipër dhe janë të gatshme. E kemi filluar nga Rafineria e Ballshit, pasi janë në kushte ekstreme dhe ajo industri ka qenë shumë në vështirësi dhe gati në mbyllje. Ata meritojnë një trajtim dhe këtu dua mirëkuptimin e të gjithë pjesës tjetër, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë proces me radhë për ta përfunduar në një kohë të arsyeshme, në mënyrë që të gjithë ata naftëtarë që u takon me statusin e naftëtarit ta marrin atë status. Në fillim e nisëm me Ballshin pasi ka një emergjencë sociale dhe që duhet adresuar nga qeveria në këtë drejtim”, nënvizoi Gjiknuri.

Ambasadori italian Alberto Cutillo tha se historia e naftës në Shqipëri është një tjetër nga shumë kapitujt të lidhjes mes dy vendeve tona. “Një marrëdhënie kaq intensive sot sa edhe shumë vite më parë. Zhvillimi teknologjik na tregon ato mekanizmat e parë primitivë me rrota, por pavarësisht progresit teknologjik, sektori I naftës mbetet I rëndësishëm sot ashtu sikundër ishte një shekull më parë. Tani në Shqipëri është bashkuar edhe sektori I gazit me ardhjen e TAP që hap një faqe të re zhvillimi dhe bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipëri”, nënvizoi ambasadori.

I pranishëm në këtë aktivitet, përfaqësuesi i gazsjellësit TAP në Shqipëri Walter Peeraer, tha se aksionerët e konsorciumit ndjehen krenar që janë në gjendje të kontribuojnë në të ardhmen energjetike të Shqipërisë.

“Gazsjellësi TAP është një prej projekteve më strategjike të energjisë që po zhvillohet aktualisht në Evropë. Falënderoj autoritetet qendrore dhe lokale për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin për realizimin e projektit”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i kompanisë SHELL, Turker Sengonul u shpreh gjithashtu i kënaqur që kjo kompani po bëhet tanimë pjesë e historisë së naftës në Shqipëri.

“Ne si SHELL jemi shumë të ndëruar që jemi pjesë e historisë së naftës së Shqipërisë. Historia jonë në Shqipëri nis në 1994 kur kërkuam për naftë por nuk u arritën rezultate konkrete. Ne u rikthyem në vitin 2012 dhe arritëm që të shohim potencial gjatë kërkimeve në Shpirag. Burimet hidrokarbure që ne po kërkojmë tashmë janë në një terren gjeologjik kompleks në 6 mijë metra thellësi. Duke qenë në fazën e kërkimit ende nuk jemi të sigurtë për madhësinë dhe komercialitetin e këtij zbulimi. Kalimi më tej në fazën e prodhimit do të varet pikërisht nga madhësia dhe komercialiteti i hidrokarbureve të gjetura. Në rastet e zbulimeve të sasive të mëdha të naftës kjo sjell një transformim edhe për vendet respektive. Shpresojmë që ky të jetë dhe rasti i Shqipërisë”, insistoio Sengonul./a.m.

Next Post
Me burrin dhe dashnorin në të njëjtin shtrat…

Me burrin dhe dashnorin në të njëjtin shtrat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In