Shumica e britanikëve presin me padurim daljen në pension në të gjashtëdhjetat e tyre, por jo Beryl Carr. Edhe pse në moshën 100-vjeçare, ajo nuk di të ndalet.
Carr ka qenë vullnetare në Spitalin Ealing në Londër në këto 18 vitet e fundit dhe vazhdon të japë kontributin e saj. Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, ajo u largua nga qyteti Acton për të qenë më pranë vajzës së saj.
100-vjecarja shprehet se i pëlqen të ndihmojë njerëzit që nuk janë aq me fat sa ajo. Pyetjes së gazetarëve se cili është sekreti i jetëgjatësisë ajo përgjigjet: “Nëse do t’jua thoja, atëherë nuk do të ishte një sekret”.
Puna dhe pozitiviteti i saj duket se ka motivuar edhe disa prej stafit të këtij spitali.
“Më jep shumë frymëzim, duke patur parasysh edhe kohën e vështirë në të cilën po jetojmë për shkak të Covid-19 dhe gjithçka tjetër, ky rast kjo na motivon të gjithëve”, thotë një mjek. Përkushtimi dhe energjia e saj i ka rënë sy shumë punonjëse të këtij spitali, përfshirë doktoreshën Pooja Dassan, i cila thotë se ajo ka gjithmonë “një buzëqeshje në fytyrën e saj” .
/a.r










