Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në rrjetin e tij social disa foto që tregojnë punën e kryer për krijimin e vendeve të parkimit për personat me aftësi të kufizuar. Veliaj shkruan se tashmë janë bërë më shumë se 100 vende parkimi të tilla, si dhe u ka kërkuar qytetarëve që të mundohen t’i reskpetojnë këto vende duke mos i zënë.
“Si çdo qytet modern, Tirana ka vendosur 100+ pika parkimi për personat me aftësi të kufizuar. Ju lus t’i respektojmë.”- shkruan Veliaj.