Një asteroid me vlerë prej rreth 5.4 trilion dollarë do t’i kalojë fare pranë Tokës këtë të dielë. Siç bën të ditur Daily Mail, asteroidi do të mund të shihet për të gjithë duke nisur që nga ora 23:00 në Mbretërinë e Bashkuar.
Asteroidi “2011 UW-158” do të mund të shihet edhe për të gjithë publikun live në internet, falë një observatori në ishujt Kanarie.
Asteroidi ka tërhequr vëmendjen e kompanisë “Planetary Resources” për shkak se zotëron rreth 100 milionë ton platin, dhe që kompanisë mund t’i duhet një ditë për t’i shfrytëzuar.
Asteroid 2011 UW-158 do të kalojë 1.5 milion milje (2.4 milion km) nga Toka të dielën ose 30 herë më pranë se planeti më i afërt më Tokën.
Ajo është më pak se gjysma e një milje (1km), por mendohet të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm për shkak të përbërjes së tij prej platini.










