Policia Kufitare e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme një shtetas turk, i cili ka tentuar që të kalojë kufirin për të udhëtuar drejt Italisë.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se Mursel DAGLI 32 vjeç, është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtuar në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, pro në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pasaportës shumën prej 100 €.
Mësohet se veprimi i turkut ka ardhur pasi ai nuk ishte pajisur me vizë për të kaluar drejt shtetit italian, ndërsa ai është prangosur menjëherë nga policia.
Lidhur me këtë ngjarje, policia Kufitare e Durrësit bën me dije se materialet ia ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. /b.d










