Ditën e djeshme kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka vizituar Kosovën në vigjilje të festimit të 10 vjetorit të pavarësisë ku o dekorua nga Presidenti Thaçi me urdhrin e pavarsise. Rama është takuar me eksponentët kryesorë të politikës në Kosovë, pra me Presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij Haradinaj. Por pavarësisht se vëmendja duhet përqendruar te festimet, Ramush Haradinaj duket se mendjen e k te politika “lokale”, ajo e Kosovës. Kjo gjë vihet re në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”.
Ndërkohë që krejt i kundërt është qëndrimi i Ramës. Ai ka publikuar një foto me Haradinajn ku uron 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Pra, gjuha e dy kryeministrave është krejtësisht e ndryshme. Nga njëra anë Haradinaj, i cili për efekt politik në Prishtinë tregohet “agresiv”, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama krejt i qetë duke e parë këtë ditë si ditë feste të pavarësisë e jo si mënyrë për të përfituar kapital politik, por duke qenë realist. /Lexo.al