10-vjeçarja që dhunohej nga nëna e saj, nga sot është në mbrojtje të Shtetit. Një ditë pasi Gjykata e Korçës anuloi vendimin e urdhër-mbrojtjes për 10-vjeçaren e dhunuar nga nëna e saj, sot mori vendimin për ta rikthyer këtë urdhër mbrojtje.
Në këtë mënyrë e mitura me inicialet G. Trimi u largua nga nëna e saj që e përdorte për të lypur, duke e dhunuar dhe duke e ndaluar të shkonte në shkollë.
Më 1 Qershor, 10-vjeçarja kërkoi ndihmën e uniformave blu të qytetit të Korçës, për t’u mbrojtur nga nëna e saj që e dhunonte. G. Trimi ka treguar se e ëma e saj 39-vjeçarja, Shpresa Trimi, nuk e lejonte të shkonte në shkollë, e detyronte të lypte dhe së fundi e kishte qethur me dhunë.