• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

10 tërmetet më të fuqishëm në 100 vitet e fundit! Tërmeti më i fortë 9,5 rihter në 1960 në Kili

by Java News
06/02/2023 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmasat e tërmetit shkatërrues të këtij 6 shkurti, na kthejnë pas në kohë, kur të paktën 12 tërmete në kohë të ndryshme, kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.

Vetëm në Turqi, rezulton se në 122 vitet e fundit janë regjistruar mbi 200 tërmete të fuqishme, nga shkalla 6.6 Rihter në 7.9 që ishte i fundit.

Tërmeti më i gjatë në kohë që në kohën kur shkenca arriti të masë intensitetin e tyre, ka ndodhur në ishullin indonezian Sumatra në vitin 2004, ku lëkundjet zgjatën plot 10 minuta. Me një magnitudë mes 9.1-9.6 ballë, tërmeti preku edhe 4 vende të tjerë dhe humbën jetën rreth 230 mijë njerëz. Mbi 1 milion të tjerë mbetën të pastrehë.

Në Kili, në vitin 1960 u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 9,5 ballë të shkallës rihter. Tërmeti u ndje deri në Japoni e Filipine. Më shumë se 2,000 njerëz humbën jetën.

Tërmeti i Alaskës në vitin 1964, i shkallës 9.2 rihter zgjati 3 minuta. Ai shkaktoi tsunami me dallgë prej 16 metra dhe një shpërthim vullkani. Për fat të mirë nuk pati numër të madh viktimash për shkak se zona ishte e pabanuar.

Japonia u përball me tërmetin më të madh në historinë e saj në vitin 2011, i magnitudës 9.1 rihter. Dallgët arritën 40.5 metra dhe ishin efektive në një zonë prej 10 kilometrash nga bregu në pjesën e brendshme.

Tërmeti i pestë më i fuqishëm u regjistrua në Rusi, në vitin 1952, i madhësisë 9 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti i 6 më i fortë në histori është regjistruar sërish në Kili me madhësi 8.8 ballë, zgjati 1.5 minuta, në 2010. Nga tërmeti humbën jetën më shumë se 700 persona.

Në vend të tetë është tërmeti 8.8 ballë i regjistruar në vitin 1906 në Ekuador dhe Kolumbi. Tërmeti vrau më shumë se një mijë njerëz.

Një tjetër tërmet goditi ishujtë “Rat’ në Alaksa, në 1965, me magnitusë 8.7 rihter. Dallgët shkuan deri në 16 metra, por fatmirësisht pa dëme të mëdha në njerëz.

Në vitin 2005, sërish ishulli Sumatra në Indonezinë veriore u trondit nga një tërmet i fuqisë 8.6 ballë, duke shkaktuar cunam dhe 1 300 viktima.

Në vitin 1950, tërmeti goditi Tibetin në rajonin e Assamit me magnitudë 8.6 rihter. Lëkundjet sizmike shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa 1526 veta humbën jetën dhe mijëra u plagosën.

1.  Valdivia Earthquake (1960)– 9.5 (KILI)
2. Great Alaska Earthquake (1964)– 9.2  (ALASKA)
3. Sumatra Earthquake (2004)– 9.1  (INDONEZI)
4. Tōhoku Earthquake (2011) – 9.1   (JAPONI)
5. Kamchatka, Russia Earthquake (1952) – 9.0  (RUSI)
6. Maule(Chile) Earthquake (2010)– 8.8  (KILI)
7. Ecuador-Colombia Earthquake(1906)– 8.8  (EKUADOR E KOLUMBI)
8. Rat Islands Earthquake(1965) – 8.7   (ALASKA)
9. Assam-Tibet Earthquake (1950) – 8.6   (TIBET)
10. Sumatra Earthquake (2012)– 8.6     (Indonezi)
/s.f

 

Next Post
Sekuestrohen mijëra paund dhe franga në Rinas, vihen në hetim dy persona

Sekuestrohen mijëra paund dhe franga në Rinas, vihen në hetim dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com