10 shtetet që kanë njerëzit më obezë në botë
Sipas sondazheve të viteve të fundit, rreth 1/3 e njerëzve në mbarë botën janë mbipeshë. Në 30 vitet e fundit numri i njerëzve mbipeshë është rritur ndjeshëm. Po të kthehemi në vitin 1980, numri i njerëzve mbipeshë ishte rreth 857 milion, ndërsa në 2013 ishte 2 miliardë. Sipas studimeve mendohet se ky numër çdo dekadë mund të rritet me 1/3. “Global Burden of Disease” ( “Barra Globale e Sëmundjeve”), publikoi rezultatet e studimeve të financuara nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, ku shpalosen 10 kombet me më shumë njerëz obezë në botë:
SHBA: 78 milionë njerëz
Kina : 46 milionë njerëz
India: 30 milionë njerëz
Rusia: 28 milionë njerëz
Brazili : 22 milionë njerëz
Meksika: 20 milionë njerëz
Egjipti: 18 milionë njerëz
Gjermania: 16 milionë njerëz
Pakistani: 14 milionë njerëz
Indonezia: 11 milionë njerëz
Vetëm se, nëse këto shifra do të përktheheshin në përqindje në raport me popullsinë, atëherë lista do të ishte e tillë: SHBA: 24.2% Egjipti: 20.2% Gjermania: 19.7% Rusia: 19.4% Meksika: 16.4% Brazili: 10.7% Pakistani: 6.7% Indonezia: 4.2% Kina: 3.28% India: 2.30%









