Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën e ndikimit ndaj zyrtarëve publikë.
Sipas informacioneve paraprake, Sokrat Nika është prangosur pasi është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.
Bëhet fjalë për një premtim që Nika i kishte bërë një të riu, të cilit në shkëmbim të 10 mijë lekëve do t’i siguronte notë kaluese në një provim.
20-vjeçari R.D mësohet të jetë student në universitetin e Elbasanit, ‘Aleksandër Xhuvani’.