10 makinat më të mira të të gjitha kohërave të prodhuara nga gjermanët
Nga Golf-i tek Porsche 911, makinat gjermane përbëjnë 27% e të gjithë makinave që janë vlerë vitin e kaluar. Cilat janë makinat më të mira gjermane të të gjitha kohërave?
Audi Quattro
Audi Quattro pjesërisht e fitoi statusin e vet legjendat nëpërmjet kombinimit të stilit dy-dyersh kupe, dhe një motori turbo. Megjithatë, sukdesi i saj ishte në garat rally gjatë viteve ’80, që e ktheu më pas në një ikonë moderne të automobilash.
BMV M3
BMV ka pasur një performancë të ndërtimit të versioneve të 3 serive të saj që në vitin 1985, dhe tani, pas 5 gjeneratash, akoma ndodhet në krye të klasifikimit nëpër listat e entuziazmuarve pas shpejtësisë. Një ujk brenda lëkurës së deles – kështu përkufizohet përsa i përket pamjes së saj dhe “bishës” që fsheh brenda.
Porsche 911
911-a është një makinë që në të vërtetë nuk duhet të punojë, sepse motori i saj është i montuar në pjesën e pasme, por kaq gjenialë kanë qenë inxhinierët e Porsche, që jo vetëm e kanë bërë të punojë, por të kthehet në një nga pikat kryesore të referimit për makinat sportive. Tani, pas 50 vjetësh, vazhdon të jetë akoma e fortë, dhe është akoma e dëshirueshme nga tifozët e makinave të shpejta.
Volksvagen Golf GTI
Golfi standard është padyshim pjesë e kësaj liste me 8 breza dhe mbi 30 milion makina të prodhuara. Janë statistikat e shitjeve që e shkruajnë historinë e kësaj makine. Por versioni GTI është shumë më i avancuar dhe i kërkuar.
NSU Ro80
Një makinë me timon në krah të majtë, por Ro80 ishte një veturë e re që doli në shitje në vitin 1967. Aerodinamike dhe me motor Wankel, ajo fitoi çmimin Makina e Vitit në vitin 1968. Megjithatë, problemet e hershme për shkak të besueshmërisë së makinës e bënë që kërkesa ndaj kësaj makine të binte, pavarësisht zhvillimeve teknologjike.
BMV M1
E menduar në bashkëpunim me një Lamborxhini, BMV-ja në fund vendosi të ecte e vetme, duke krijuar supermakinën e saj, që fillimisht “goditi” rrugët në vitin 1978. E projektuar nga mjeshtri Giorgetto Giugiaro, M1 ishte e vetmja BMV e prodhuar në masë.
Audi RS4 Avant
Audi ka kthyer shumë makina të vjetra në vepra të vërteta arti. Këtu bën pjesë RS4 Avant. Shumë nuk e dinë ç’do të thotë të kesh një makinë familjare me motor V6 apo V8.
Mercedes-Benz 300SL
Për herë të parë e lançuar në vitin 1954, SL-ja origjinale është ndoshta e njohur më mirë për përdorimin e saj të dyerve që i hapen nga lart. Në fillim u prodhua si një makinë rruge. Por 70 vjet më vonë, ajo mbetet diçka e bukur, dhe statusi i saj prej klasikeje është i sigurtë.
BMV 2002
Viti 2002 ishte një aksident i lumtur, që erdhi pasi dy inxhinierë përshtatën 2 motorë 2.0 në 1600 modele. Viti 2002 u bë popullor në mesin e fansave të salloneve të makinave sportive dhe roli i makinës në zhvillimin e markës BMV u vulos nga Turbo 2002, makina e parë e prodhuar me turbo nga kompania
Volksvagen Beetle
Nuk mund të krijosh një listë të makinave më të mëdha gjermane pa përfshirë makinën që ishte e para e prodhuar nga industria pas luftës. Beetle revolucionizoi dizajnin e makinave dhe ndryshoi perceptimet. Ajo gjeti popullaritet edhe në kulturën e të rinjve në fund të viteve ’60. Ajo u përdor edhe në aktivitete të ndryshme, si për shembull në garat jashtë-rruge, si në shkretëtirë, baltë, dëborë, etj./Burimi: Express.co.uk