• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 këshilla se si të bëni një foto të bukur nga celulari juaj

by Java News
29/05/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e celularëve tanë kanë në trup një kamerë, të cilën ne po e përdorim gjithnjë e më shumë. Ndërsa fiksojmë çastet e veçanta të jetës, ja se cilat janë disa këshilla si të jeni më “profesionalë”

fotoA ju pëlqen të regjistroni kujtime të veçanta të familje suaj në celular? Ashtu sikurse miliona personat kudo në botë që nxjerrin çdo ditë celularin e tyre inteligjent nga xhepi për të fiksuar një çast, edhe juve mund të bëheni pjesë e shoqërisë së atyre të pasionuar me fotot. Aplikacionet aktuale në treg e kanë bërë shumë të lehtë fotografimin dhe dhënien e një pamjeje artistike edhe fotove më të thjeshta. Këto janë dhjetë këshillat elementare për të kapur sa më bukur çastet që doni t’ju mbeten në mendje, shkruan shqip.

  1. Përdorni një aplikacion kamere

Në vend që të përdorni kamerën standarde të celularit tuaj mund të provoni të shkrepni foto me një aplikacion kamere si vsco cam ose camera +. Avantazhet e përdorimit të këtyre kamerave vijnë së bashku me karakteristikat e tyre të veçanta për nga nxitja e parametrave dhe kapja e më tepër detajeve nga kamera normale.

Eksperimentoni me aplikacione të ndryshme dhe zgjidhni atë që mendoni se ju përshtatet më së miri.

  1. Sigurohuni të keni hapësirë

Çasti më i keq për çdo përdorues të celularit është të gjendet përballë një pamjeje që do ta fotografojë dhe zgjedhjes për të ruajtur fotografitë e vjetra. Me rritjen e parametrave të fotografive (të cilat shkojnë në disa MB) hapësira në celularin e secilit prej nesh sa vjen dhe zvogëlohet. Për këtë qëllim, sigurohuni gjithnjë që të keni hapësirë në memorien e pajisjes suaj elektronike.

Ju mund të zgjidhni t’i shkarkoni fotot nga celulari në kompjuter përmes lidhjes me fishë ose mund të bëni sinkronizimin me email-in, duke i ngarkuar ato automatikisht në depozitën online Cloud.

  1. Provoni kënde të reja

Ndonëse jo të gjithë jemi fotografë të lindur, disa teknika mund t’ju ndihmojnë shumë të përmirësoni fotografitë tuaja. Një prej tyre është ndryshimi i këndeve. Zakonisht ne fotografojmë nga lartësia e duarve, por është më mirë nëse provoni edhe kënd më të ulët me nivelin e syrit, sepse kështu ju shpaloset një perspektivë tjetër e realitetit.

  1. Fikni fleshin

foto1Fotografitë janë më të bukura me dritën natyrale. Gjithnjë e më shumë prodhuesit e smartfonëve po përqendrohen te kamerat dhe kjo i bën ato të favorshme për shumicën e llojeve të fotografive. Ndonëse në nivel amator për nga përdorimi, ju mund të bëni foto shumë të mira në dritën e diellit apo edhe gjatë natës, pa pasur nevojën që të përdorni fleshin.

Ajo për të cilën ka nevojë fotografia juaj nga celulari është drita e mjaftueshme dhe këtë gjë ju mund ta merrni duke zgjedhur një vend me më shumë dritë pa e djegur foton. Një tjetër teknikë është edhe mbajtja e një pozicioni të qëndrueshëm.

  1. Pastroni lenten

Ndonëse mund të mos ju shkojë në mendje, pastrimi i lentes së kamerës së celularit bën një diferencë shumë të madhe në cilësinë e fotove tuaja. Nëse më parë fotot ishin më të bukura dhe tani papritur ato kanë filluar t’ju duken disi të turbullta, kjo ndodh sepse papastërti kanë depërtuar në kamerën tuaj. Përdorni një leckë të posaçme për të pastruar kamerën e celularit dhe diferencën do ta vini re menjëherë.

  1. Shkrepni pa frikë

Sa më shumë foto të shkrepni, aq më të larta janë gjasat tuaja për të kapur foton ideale. Mos kini frikë të bëni shumë foto, për sa kohë do t’i sinkronizoni ato me kompjuterin, do ta keni të lehtë t’i fshini dhe të shkrepni të reja.

Kjo teknikë gjithashtu funksionon për t’ju treguar se ka disa gjëra që do t’i kuptoni duke praktikuar vazhdimisht fotografinë. Në këtë mënyrë, celulari juaj do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë lloj fotosh ju pëlqen të shkrepni më tepër.

  1. Regjistroni çastet më të veçanta

Fotografia e celularit është bërë gjithnjë e më e përhapur dhe njerëzit po aftësohen përherë e më tepër me të. Një element i veçantë i kësaj fotografie është mobiliteti. Ju e merrni celularin tuaj me vete kudo, në disa raste edhe aty ku aparatet profesionalë nuk mund të hyjnë.

Në këtë pikë, fotografia nga celulari bëhet akoma më e veçantë, sepse pasqyron momente që për neve kanë qenë tepër speciale. Duke lidhur kujtimet në mendjen tonë me imazhin, gjërat bëhen edhe më të lehta dhe më të bukura.

  1. Përfshihuni

Galeria e celularit tuaj mund të përmbajë shumë foto, por nëse ju vetë nuk jeni në një pjesë të mirë të tyre, atëherë ato nuk do të kenë ndjesinë e një lidhjeje të fortë me ju. Mos ngurroni të përdorni aksesorët ndihmës si shkopi i selfieve apo koha e programuar e shkrepjes nga celulari për të pasur kujtime të bukura.

  1. Provoni aplikacion të rregullimit

Jo të gjitha fotot janë ideale, por ju mund t’i bëni ato shumë të pranueshme për të tjerët nëse përdorni një aplikacion të posaçëm për rregullimin e tyre. Provoni prerjen, nivelet e ekspozimit dhe kontrastit, si dhe filtrat për të bërë foto që tërheqin syrin e miqve tuaj më të cilët i ndani.

  1. Mësoni nga të tjerët

Nuk ka asgjë të keqe “të kopjoni” disa metoda të fotografimit që i keni parë nga miqtë tuaj ose nga persona që arrijnë ta përdorin mjaft mirë kamerën e celularit. Në fund të fundit rëndësi ka vetëm që ju të ndiheni mirë me fotot që shkrepni dhe jo ta mendoni këtë si formë arti që mund të jetë ‘monopol’ i dikujt.

Next Post

Prokurorja harron të pandehurin, s’paraqitet prej 3 muajsh në gjyq

Comments 1

  1. ILjana hodaj says:
    6 years ago

    Zgjidhni nje foto familjare nga albumi juaj dhe pershkruajeni duke performed peremrat të llojeve të ndryshme. Nenevizojini ato.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha dhe “Foltorja”, një udhëtim për në Polin e Veriut…

Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë

December 22, 2025
Molotovët para Kryeministrisë, shoqërohen në polici disa protestues! Para komisariatit edhe..

Molotovët para Kryeministrisë, shoqërohen në polici disa protestues! Para komisariatit edhe..

December 22, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD- Çupi: Berisha e ngre pushtetin mbi fatkeqësinë e popullit/ Beqiri: Duhet të jetë në burg

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ndan foto nga protesta e opozitës, Ilir Meta nga qelia: Numërimi mbrapsht ka filluar

December 22, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla. Duhet bashkim përtej flamujve politike

December 22, 2025
Hedhja e molotovëve te Kryeministria/ Lëndohen dy policë, një fotograf dhe një protestues

Hedhja e molotovëve te Kryeministria/ Lëndohen dy policë, një fotograf dhe një protestues

December 22, 2025
Protesta e opozitës para Kryemistrisë, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës para Kryemistrisë, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

December 22, 2025
Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

December 22, 2025
VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

VIDEO- Molotovët “ndezin” Kryeministrinë/ Pas protestës efektivë të kriminalistikës zbarkojnë në terren 

December 22, 2025
Hedhja e molotovit para Kryeministrisë, një nga protestuesit në flakë. Ja momenti (FOTO)

Hedhja e molotovit para Kryeministrisë, një nga protestuesit në flakë. Ja momenti (FOTO)

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In