• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 jahtet më luksozë në botë (dhe disa këshilla për Shqipërinë)

by A R
30/07/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë me përmasa të jashtëzakonshme, shumëkatësh, me pista për helikopterë brenda tyre, me facilitete të paimagjinueshme dhe janë në pronësi të miliarderëve më të mëdhenj në botë.

Më poshtë lista me 10 superjahtet dhe emrat e atyre që i kanë në zotërim.

Në vendin e dytë është Eklipsi, 162 metra i gjatë, në pronësi të Roman Abramoviç. Njihet si jahti 1 miliard dollarësh, edhe pse kostoja reale e tij është rreth 400-500 milionë dollarë. Brenda jahtit është e integruar edhe një pishinë.

Në vendin e tretë është jahti Dubai, 162 metër i gjatë në pronësi të Sheikut Muhamed Bin Rashid Al-Maktoum. Ky jaht ofron akomodimin për 24 persona dhe ka një staf prej 115 personash.

Në vendin e katërt është jahti Dilbar, 156 metra në pronësi të miliarderit rus Alisher Usmanov. Ky i fundit ka një vlerë neto prej 13 miliardë lekësh.

Në vendin e pestë është jahti Al Said, 155 metra i gjatë, në pronësi të Sultan Qaboos bin Said Al Said. Jahti mund të akomodojë 65 mysafirë dhe stafi është në nivelin e 140 punonjësve. Së bashku me këtë jaht sulltani ka edhe një jaht tjetër në të njëjtët parametra, që vepron si jaht asistence për të parin.

I gjashti është Fulk Al Salamah, 150 metra i gjatë në pronësi të Sultan Qaboos bin Said Al Said. Është pikërisht jahti i asistencës për të parin.

I shtati në listë është Topaz, 147 metra i gjatë, në pronësi të Mansour bin Zayed bin Zayed Al Nahyan, i cili është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. Është gjysmëvëllai i Presidentit të Emirateve. Në vitin 2014, në bordin e jahtit qarkulloi lajmi i prezencës së Leonardo di Caprio.

Jahti Princ Abdul Aziz, i teti në listë, 147 metra i gjatë, është në pronësi të Mbretit të Arabisë Saudite. Është pothuajse gjithmonë në udhëtime por shpesh haset në Marbella, Antibes apo Francë, ku mbreti kalon pjesën më të madhe të kohës.

El Mahrousa – 146 metër i gjatë, është jahti i nëntë në listë në pronësi të Presidentit të Egjiptit. Më shumë sesa jaht, kategorizohet si anije, pasi ndërtimi i saj është i hershëm. Në vitin 1869, ishte anija e parë që kaloi kanalin e Suezit dhe e njëjta histori u përsërit edhe në vitin 2015. Është jahti më i vjetër në botë ende aktiv.

Jahti Jas, i dhjeti në listë, me gjatësi 141 metër në pronësi të Hamdan bin Zayed Al Nahyan. Është jahti i tretë në dhjetëshen e paraqitur që është në pronësi të familjes Al Nahyan. Ky jaht, edhe pse nuk cilësohet një nga më të bukurit, gëzon impaktin që të bën ta kthesh kohën, por për fat të keq shumë rrallë lë portin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këshillat e të huajve për Shqipërinë: Mos e lini jahtin pa roje

Nëse je një i huaj dhe do të vizitosh Shqipërinë me jaht mund të jetë një sfidë më vete që të gjesh informacion se çfarë dokumentesh të duhen, çfarë detyrimesh ke për të paguar, çfarë lejesh duhet të sigurosh, çfarë të vizitosh dhe ku të akostohesh. Informacioni është i shpërndarë gjithandej nëpër copëza orientimesh në internet, por që më shumë të bëjnë konfuz sesa të ndihmojnë.

Por ka edhe nga ato faqe që të japin dy-tre ide sesi të ambientohesh në një terren shqiptar dhe çfarë gjërash pikante duhet të kesh parasysh kur mbërrin me jaht në brigjet shqiptare. Noonsite.com, një web i cilësuar si një sajt global për të pasionuarit pas udhëtimeve në det, jep disa këshilla edhe për Shqipërinë.

1. Shqipëria u ka hapur dyert turistëve të huaj dhe numri i atyre që e vizitojnë me jahte po rritet. E ndërsa ajo që do të gjeni është një mirëseardhje e ngrohtë, mos u çudisni nëse trajtoheni me dyshim nga zyrtarët.

2. Portet kryesore të hyrjes janë në Durrës, Vlorë dhe Sarandë që janë tregtarë dhe kanë shumë pak ose aspak lehtësi për jahtet. Ka një port në Orikum afër Vlorës, më i përshtatshëm për këtë pjesë.

3. Mjetet që lundrojnë në Adriatik ose Jon duhet të kenë parasysh që mund të hasin edhe në mjete të tjera të fikura në mes të detit. Dikur kjo ishte më evidente, për shkak të transportit ilegal drejt Greqisë dhe Italisë.

4. Nuk rekomandohet që nëse akostoni jahtin, ta lini atë pa dikë që t’i hedhë një sy kur s’jeni aty.

5. Kini parasysh që jo gjithë bregdeti përmbush kriteret sipas sistemit IALA (shënjim, drita etj.) në zonat e ankorimit, dhe në disa zona ku shënohet ende “të minuara” edhe pse shumica të pastra, më mirë t’i shmangni.monitor

Next Post
Sulm në një klub nate, policia gjermane ekzekuton autorin

Sulm në një klub nate, policia gjermane ekzekuton autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime të rëndësishme në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim në Shqipëri për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In