• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 hapa për të ndihmuar transformimin e trupit të vjetër në një të ri

by Java News
26/09/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trup i shëndetshëm? Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë: “Është pak i shëndetshëm!” Kjo përkthehet mbi peshë dhe i shëndoshë. Megjithatë për shumë të tjerë, kur përmend fjalën i shëndetshëm, në mendje u vijnë imazhe të Herkulit apo Van Damme, apo më mirë Arnold Schëarzenegger. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike apo siç thuhet në gjuhën mjekësore, shëndet kardiovaskular.

Ujë, më shumë se 10 gota ujë në ditë

Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

Ushqim me cilësi

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë, që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë më tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme.

Në drekë, vaj ulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj, vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

Suplemente ushqimesh

Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

Suplemente vitaminash

Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Një tabletë Multivitamine/Multimineral zakonisht mjafton për t’ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato zakonisht janë të parrezikshme për trupin.

Palestër, 3 herë në javë

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi, ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune, rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë. Stërvituni me një shok. Kjo mund të jetë këshilla më e rëndësishme që ju jepet. Ndjehemi gjithmonë më rehatshëm kur kemi dikë me vete. Ndaloni dhe mendoni për një minutë! Kur niseni për të blerë diçka në dyqan, gjithmonë merrni një shok me vete apo jo, për të ndihmuar dhe për të kaluar atë fazën e parehatshme të zgjedhjes së rrobave. Një arsye, për të pasur gjithmonë një shok, është se sa herë që ndjeheni të lodhur apo të stresuar, dhe s’e keni mendjen për stërvitje, e dini se shoku juaj po ju pret në palestër apo në park për t’u stërvitur. Një shok gjithashtu është i rëndësishëm për t’ju shtyrë sa më tepër për të vrapuar atë kilometrin e fundit apo për të ngritur ato dy përsëritjet e fundit të peshave. Ashtu si në jetë, çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e jetës. Ashtu dhe çdo njeri ka nevojë për një partner për të përballuar dhimbjet e muskujve.

1-Pini 8-10 gota uji në ditë

2-Hani 5-6 porcione ushqimesh, janë më mirë se tre

3-Bëni tre herë në javë palestër, kryesisht fitnes

4-Bëni dy ose tre herë në javë not

5-Çdo njeri duhet të bëjë domosdoshmërish 8 orë gjumë

6-Zakonisht është mirë që stërvitja të kryhet me një shok

7-Pas drekës dhe pas darkës hani një lugë vaj ulliri

fitnes.

Tetë orë gjumë

Çlodhuni. Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaftueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm çlodhja e ndihmon për t’u rikuperuar. Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë dhe gjysmë ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin. Dhjetë këshilla japin specialistët dietologë për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një trup të rregullt, pavarësisht moshës që kanë. Ato duhet të zbatohen me përpikmëri për të arritur qëllimin. Tetë orë gjumë dhe jo më pak rekomandohet për të gjitha grup-moshat. Nëse njeriu nuk i bën kaq orë gjumë, atëherë gjatë gjithë ditës ai do të ndjehet shumë i lodhur dhe trupi nuk do të ketë rezistencë.

Kaloritë e ushqimeve

Një porcion ushqimi duhet të ketë një njësi proteinë dhe një njësi karbohidratesh. Një mënyrë tjetër për të peshuar këtë njësi është me masën e dorës. Kjo është më e thjeshtë dhe e arsyeshme. Për shembull: Masa e dorës grusht është një njësi karbohidrate, ajo është zakonisht një patate apo një portokall, ndërsa masa e një proteine është sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo është zakonisht masa e një bërxolle. Dhjetë gota ujë në ditë duhet të pijë domosdoshmërish çdo njeri. Uji është një element shumë i rëndësishëm për hidratimin e lëkurës, për ushqimin e organizmit. Gjashtë porcione të vogla ushqimesh në ditë, janë më të mira se tre porcione.

Në drekë, vaj ulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj, vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji. Ndërkohë që nuk është e rëndësishme të përdorni suplemente ushqimesh. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim. Sipas dietologëve, nëse organizmi ushqehet në mënyrë të ekuilibruar, atëherë ai është një ndër aleatët më të mirë për bukurinë.

Next Post

E rrallë/Pranohet në punë, pas 30 minutash pushohet, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In