Bibla, siç e dimë të gjithë, është teksti i shenjtë i fesë hebraike dhe asaj të krishterë. Edhe ajo fsheh kuriozitete dhe informacione, dhe në këtë rast, po zbulojmë dhjetë prej tyre.
Bibla, siç e dimë të gjithë, është teksti i shenjtë i fesë hebraike dhe asaj të krishterë. Edhe ajo fsheh kuriozitete dhe informacione, dhe në këtë rast, po zbulojmë dhjetë prej tyre.
Në asnjë pjesë nuk është shkruajtur që Adami dhe Eva hëngrën një mollë. Po të lexosh kapitullin e tretë të Gjenezës (libri i parë i Biblës), flitet vetëm dhe ekspluzivisht për një pemë dhe një frut.
Jezusi kishte vëllezër. Nuk është një zbulim dokumentarësh pro ateizmit, por është shkruajtur qartë në ungjijtë (Në Ungjillin sipas Gjonit flitet haptas plot shtatë herë për vëllezërit e Jezusit). Ishte Këshilli i Kostandinopojës, i vitit 553 pas Krishtit që vendosi dogmën e justifikuar të virgjërisë së përhershme të Marisë, e pajustifikuar asnjëherë hapur prej ungjijve. Duke patur parasysh që në atë kohë, të mos kishe fëmijë, apo të kishe vetëm një, ishte një mallkim.
Nuk ekzistojnë 7 mëkatet kapitalë. Ata u futën disa shekuj pas vdekjes së Jezusit nga disa murgj, mes të cilëve Gjon Klimaku dhe Evagrio Pontiko. Bibla nuk flet, por Jezusi specifikon që dy urdhëresat më të rëndësishme janë: ‘Duaje Zotin me të gjithë trupin, shpirtin dhe mendjen”, si dhe “Duaje tjetrin si veten tënde”. Në fakt, duke respektuar këta të dy, respektohen edhe të 8 mëkatet e tjerë, si pasojë. Vetëm Pali, në letrat e tij shton të quajturit “frute të shpirtit” dhe “frute te mishit”, që paraqesin njeriun në qenien e tij mishtore dhe spirituale.
Magjistarët nuk ishin tre. Në Ungjillin sipas Mateut është shkruajtur “disa magjistarë”, “magjistarët”. Jezusi mori tre dhurata, domethënë flori, temjan dhe mirrë, por askund nuk thuhet që magjistarët ishin tre.
Purgatori nuk ekziston. Në Bibël nuk ka asnjë resht që ta përmendë. Doktrina katolike e Purgatorit u fut për herë të parë në 1274-ën, gjatë Këshillit të Lionit. Dhe nuk gjendet në Bibël asnjë përmendje të “limbin” e famshëm, përmendur nga katolicizmi si vendi ku përfundonin fëmijët e papagëzuar që vdisnin.
Asnjë fëmijë nuk pagëzohet, por vetëm të rriturit. Vetë Jezusi u pagëzua në moshën 30 vjeç. Në Ungjillin sipas Markut shkruhet qartë: “Kush ka besuar dhe do të pagëzohet, do të shpëtohet”. Pra, më parë duhet besuar.
Në traditën hebraike, ndarja e bukës në tryezë dhe pirja e verës nënkuptonte një nisje dhe parashikonte një kthim. Jezusi e ndau bukën, pikërisht për të nënvizuar faktin që do të vdiste dhe do të ringjallej, duke asociuar simbolikisht bukën dhe verën me sakrificën e tij të trupit dhe gjakut. Transformimi i vërtetë i bukës dhe verës në trupin dhe gjakun e Jezusit, u fut nga Kisha Katolike mes viteve 1200 dhe 1500.
Jezusi nuk ka lindur në 25 dhjetor. Në asnjë vend në ungjijtë nuk shkruhet një datë e saktë, por ka referime që nuk konfirmojnë 25 dhjetorin. Tek ungjijtë gjejmë në fakt që në natën e lindjes kishte barinj që kullosnin bagëtitë, dhe në dimër kjo në shkretëtirë është e pamundur.
Mosha e apostujve: në filma apo në skenarë paraqiten gjithmonë si 30-40-vjeçarë tërheqës. Në të vërtetë mund të ishin pak më shumë se adoleshentë. Kur apostujt shkuan në Kapernaum, rojat u kërkuan që të paguanin haraçin. Paguan vetëm Pjetri dhe Jezusi. Kjo do të thotë që të tjerët nuk duhej të paguanin, ashtu si çdo i ri në atë kohë.
Nuk ka ndërmjetës tjetër mes Zotit dhe njeriut veç Jezusit dhe kjo është e shkruajtur qartë në letrat e Testamentit të Ri.
Attivo – Në shqip nga bota.al