• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 gënjeshtra që ne shqiptarët i besojmë dhe i trashëgojmë brez pas brezi!

by Lutfi Dervishi
25/10/2019 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Fallacy është një fjalë që anglezët e përdorin kur një argument apo bindje është mbështetur mbi një fallsitet/të pavërtetë..

Për shembull: deri në vitin 1990 në Shqipëri kishte plot njerëz që jo vetëm e thonin, por edhe e besonin se Amerika është armiku më i madh i Shqipërisë! Pas vitit 1990 pothuaj të gjithë e kuptuan që kishin besuar në dekada një gjë të gabuar, një gënjeshtër. Kjo ishte një “fallacy” e lehtë për t’u ç’montuar. Por legjendat/mitet nuk shqiten lehtë.

1.E ka fajin sistemi.

Për të justifikuar krimet e kryera në komunizëm kanë mjatuar tri fjalë: “ashtu ishte sistemi”! Me këtë përgjigje kemi përqafuar me të dy duart: “përgjegjësinë kolektive”. Edhe sot 30 vjet pas rënies së sistemit komunist, sërish fajin e ka …sistemi. Nëse kemi një sistem më të mirë, do të kemi zgjidhje/zgjedhje më të mira. Fajin nuk e ka sistemi. Të paktën sot jo. Nuk e ka fajin sistemi që në Kuvend sot ligjërojnë analfabetët, bëjnë ligje banditë dhe kontrollojnë pushtet e tjera injorantët. Faji duhet kërkuar tek personat përgjegjës që e kanë kthyer sistemin (zgjedhor) në grykë shisheje.

2.E ka fajin Katovica!

Sipas kësaj legjende komunistët e ndjenë se po i vinte fundi dhe në Katovicë u dhanë porositë që se çfarë do të bënin për t’iu përshtatur kapitalizimit dhe për ta patur në kontroll sistemin e ri. Kjo legjendë në Shqipëri besohet edhe nga ish komunistët.

3.Konferenca Londrës copëtoi Shqipërinë.

Shqipëria u bë shtet nga konferenca e Londrës. U bë shtet me këmbënguljen e Austro- Hungarisë dhe Italisë. Në tekstet e historisë vijon gënjeshtra: U gjymtua Shqipëria. U gjymtua kombi shqiptar që jetojnte në katër vilajete të një Perandorie që po jepte shpirt. Lufta e Para Botërore çoi në shembjen e 3 Perandorive (Austro Hungarisë, Rusisë, dhe Perandorisë Osmane). Harta e kontinentit ndryshoi dhe dhe kufijtë e vendosura nga Fuqitë e Mëdha janë ndarë duke respektuar duke “respektuar/shpërblyer” fituesit.

4.Europa në ka borxh!

BE jo vetëm që nuk na ka asnjë borxh, por Shqipëria renditet në vendet e para të ish Lindjes që ka përfituar më shumë për banorë se çdo vend tjetër në Europë. Shqipërise i janë falur borxhe, i janë dhënë donacione, i janë dhënë kredi me interes të ulët, Më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë gjetur strehë dhe janë mirëpritur në vendet e BE-së. E megjithatë rëndom dëgjon kumtin: “Europa na ka borxh”

5.Kemi ligje të mira!

Ligjet i kemi të mira, por i zbatojmë keq ose nuk i zbatojmë fare. Edhe kjo “legjendë” ka bërë që të mbyllim sytë kur bëhen ligjet, sidomos ligjet e fundit. Ligjet nuk po i bëjmë të mira. Ligjet po i bëjmë për një pakicë dhe ligjet që bëhen vetëm në interes të pakicës janë burim padrejtësie dhe trazirash sociale.

6.Do të shkojmë në BE!

Gjatë 29 viteve të fundit, në mënyrë individuale një në çdo shqiptar ka shkuar në BE. është bërë “gjerman”, “italian”, “grek”, etj, Por vendi nuk do të shkojë asgjëkundi. Do të qëdrojë këtu ku ka qenë në mijëra vetë. Nëse bëhet fjalë që një ditë kurdo qoftë ajo do të bëhemi anëtarë të BE-së (në çfarëdolloj forme qoftë BE-ja) do të thotë se do të kemi ndërtuar Europën në Shqipëri. 27 vendet e BE-së nuk i mban bashkë, gjuha e njëjtë, kultura e njëjtë, feja e njëjtë, apo qoftë edhe dashuria e madhe për njëri-tjetrin. I bën bashkë interesi i përbashkët i çimentuar me “rule of laë”- sundim të ligjit.

7.Bregdetin që kemi ne, nuk e ka njeri!

Këtë legjendë e besojnë sidomos ata që nuk kanë parë asnjë bregdet tjetër, përfshi edhe bregdetin e Shqipërisë!

8.Kemi ushqime/fruta/perime shumë të mira!

Kush beson ende këtë përrallë duhet detyruar me zor që të lexoj komunikatat e fundit të AKU-së, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

9.Jemi popull punëtor…..!

E vërtetë, por popull punëtor jashtë Shqipërisë. Këtu nuk kërkohet punë, kërkohet rrogë!

10.Kemi tolerancë fetare….

Nëse kjo është e vërtetë pyetja është: pse jemi tolerantë të mëdhenj në një çështje shumë të ndjeshme siç është feja dhe jo tolerant me njëri – tjetrin për një vijë uji, për politikë apo për një: “pse më pe”?!!

Next Post
Telekom Albania sjell në treg iPhone 11

Telekom Albania sjell në treg iPhone 11

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In