• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 fakte që nuk i dini për arin

by Java News
14/08/2015 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Është metali më i çmuar dhe të gjitha shtetet e botës e kanë përdorur gjithmonë për këmbimet valutore. Sasitë e rezervave të tij bëjnë ndryshimin midis një ekonomie të fuqishme dhe të dobët. Shpeshherë është bërë mollë sherri dhe ka krijuar konflikte. Për të është derdhur gjak dhe ka shkaktuar lakmi të pafundme.

Të gjithë e duan dhe e ëndërrojnë. Ari. Kallëpet e tij janë kthyer në simbolin e pasurisë dhe të pushtetit. Për sundimtarët e antikitetit, diktaturat e deri tek demokracitë e sotme liberale është shndërruar në armën më të fortë dhe e kanë përdorur për të gjitha qëllimet e mundshme.

Ka qenë gjithmonë benzina që ushqente motorët e zhvillimit dhe pesha e tij shpeshherë ka qenë më e rëndë se ç’duket dhe ka vendosur fatin e shumë luftërave, duke bërë që shigjeta e peshores të anojë andej prej nga janë derdhur edhe sasitë më të mëdha. Ari zë një vend të rëndësishëm edhe në Islam.

Zekati i pasurisë së muslimanit vlerësohet me cmimin e arit, e cila është e vetmja mënyrë që tejkalon cdo kohë, zhvillim historik apo politik qoftë ai dhe kjo përbën një nga urtësitë e Islamit.

Më poshtë po iu rendisim 10 fakte, që ju nuk i keni ditur mbi arin.

– Ari apo floriri është një element kimik me simbolin Au (nga latinishtja aurum) dhe me numrin atomik 79. Ari ka me shekuj që përdoret si monedhë, bizhuteri dhe në vepra arti. Ari është përcjellësi më i mirë i elektricitetit dhe nxehtësisë. Ari gjithashtu vlerësohet për aftësinë e tij për të mos u ndryshkur me kalimin e kohës. Ari ka ngjyrë të verdhë të shndritshme nga e cila e ka marrë emrin e saj, ngjyrë ari.

– Kur spanjollët zbritën në Peru në vitin 1532, Perandori Inkas kishte një prej koleksioneve më të mëdha të arit të grumbulluar. Kur perandori inkas Atahualpa u zu rob nga pushtuesit, ai ofroi si haraç ta mbushte një dhomë të stërmadhe plot me ar. Por konkuistatorët spanjollë e vranë gjithsesi.

– Konrad Rid gjeti një copë të madhe ari në fermën e babait të vet në North Karolina në vitin 1799, zbulimi i parë i dokumentuar i arit në Shtetet e Bashkuara. Ata e kanë përdorur shkëmbin si pengesë dere për tre vite para se argjendari i vendit ta identifikonte si copë ari.

– Babai i Ridit ia shiti argjendarit për 3.50 dollarë, më pak se një e mijëta e vlerës së vërtetë. Në ditët e sotme ajo copë ari vlen më shumë se 100 mijë dollarë. Rid është i pari që hapi minierën e parë tregtare të arit në SHBA.

– Metali është gjithashtu i pashkatërrueshëm dhe ka fituar vlerë në histori, prandaj njerëzit e kanë ricikluar. Rreth 85 për qind e arit të gjetur ende përdoret dhe sot.

– Me fletë ari janë mbështjellë modulet lunare të zbritjes për t’i mbrojtur astronautët nga radioaktiviteti. Një film i hollë ari mbi kaskat e tyre përdoret ende për t’ua mbrojtur sytë nga shkëlqimi.

– Shkencëtarët australianë kanë zbuluar mikroorganizma që “hanë” sasi ari brenda shkëmbinjve dhe më pas i depozitojnë ato në copa të mëdha. Kompanitë e minierave kërkojnë të përdorin diçka tjetër në vend të cianikut për ta nxjerrë arin nga miniera, pra një mënyrë më pak dëmtuese për mjedisin.

– Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha në botë të arit. Por nëse llogariten edhe zbukurimet India ia merr titullin, pasi 20 për qind e arit dekorativ të përdorur në botë ndodhet në Indi.

– Rezervuarët më të mëdhenj të arit në sipërfaqen e tokës, rreth 10 miliardë ton ndodhen në oqeane. Për fat të keq, nuk ekziston asnjë mënyrë praktike për ta nxjerrë.

– Kjo sasi është një thërrime rëre në krahasim me sasinë e arit që gjendet në hapësirë. Në vitin 1999, anija kozmike “NEAR” tregoi se një asteroid i vetëm, “Eros”, përmbante më shumë ar nga sa është gjetur në Tokë.

Next Post

Si është lexuar “Odiseja” para plot 24 shekujsh?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In