• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 fakte që duhet të dini për vaksinën e “Astra Zeneca”

by A R
15/03/2021 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, i njohur me gjerësisht me emrin tregtar si “Astra Zeneca” ka mbërritur në Shqipëri. Ndërsa vendi ynë tashmë përgatitet të nisë vaksinimin me këtë vaksinë, këto janë 10 faktet më të rëndësishme që duhet të dini për të.

1. Astra Zeneca është vaksina e tretë, nga katër që janë licensuar për t’u përdorur në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. EMA, Agjensia Europiane e Kontrollit dhe licensimit të barnave dha dritën jeshile për përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga Pfizzer/BioNtech në 21 dhjetor 2020, Moderna në 6 janar 2021 dhe Astra Zeneca në 29 janar 2021. Johnson & Johnson u aprovua ne 11 mars ne BE.

2. Astra Zeneca është një ndër 4 vaksinat e licensuara për përdorim në SHBA dhe BE, si një nga 8 vaksinat aktualisht në qarkullim (dy kineze, rusja dhe indiania). Në rang global, janë 64 vaksina për Covid-19 në zhvillim, nga të cilat 19 kanë arritur në fazën finale të testimit klinik.

3. Astra Zeneca është vaksina më e përhapur sot në botë, me 2.8 miliardë doza porosi aktualisht.

4. Shpërndarja e porosive të Astra Zenecas është si vijon:
1 miliardë doza – India. 300 milionë doza – Bashkimi Europian, SHBA dhe OBSH përmes skemës Covax secila. 200 milionë doza – Kina. 150 milionë doza – Blloku i vendeve të Amerikës së Jugut. 120 milionë doza – Japonia. 100 milionë doza – Britania e Madhe dhe Brazili. 77 milionë doza – Meksika 54 milionë doza – Australia. 50 milionë doza – Indonezia
20 milionë doza – Kanadaja dhe Koreja e Jugut

5. Britania e Madhe ka vaksinuar aktualisht me sukses 37% të popullsisë së saj me Astra Zeneca. Vaksinimi i miliona britanikëve ka treguar se vaksina është efikase dhe nuk ka efekte anësore të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve.

6. Testimet klinike të Astra Zeneca tregojnë që ajo është 62% efikase me dozën e parë dhe 90% efikase me dozën e dytë në parandalimin e rasteve të rënda dhe përhapjes.

7. Astra Zeneca mund të shpërndahet shumë lehtë. Nëse Pffizer, që ka 95% efikasitet me dozën e dytë kërkon kushte të rrepta transporti frigoriferik të posaçëm në temperaturë midis minis 20 deri në minus 70 gradë celcius, Astra Zeneca kërkon kushte të zakonshme frigoriferike, temperaturë 2-8 gradë celcius, në të cilën ruan efikasitetin e saj për 6 muaj.

8. Vaksina është kompromenton replikimin viral të sëmundjes dhe është zhvilluar përmes injektimit të materialit gjenetik të Covid-19 në një vektor viral difektoz të një virusi të njohur tek njeriu dhe shimpazetë, pjesë e grupit të adenoviruseve. Me hyrjen në trupin e njeriut, proteina e vaksinës godet atë pjesë të kodit gjenetik të Covid-19 që është përgjegjës për replikimin e tij të shpejtë në organizëm.

9. Në botë, vaksina e Oksfordit tregohet nën emrin tregtar të AZD1222. Nga vaksinat kryesore, AZD1222 ka çmimin më të ulët të tregtimit pasi është e vetmja që nuk është zhvilluar për qëllim fitime dhe shitet me çmimin e prodhimit, që është 1.82 paund për dozë.

10. Vaksina e Astra Zeneca ka një efikasitet më të ulët në rastin e mutacionit të Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Megjithatë, OBSH ka inkurajuar përdorimin e saj edhe në këto vende, pasi përsëri vaksina ofron mbrojtje në parandalimin e përhapjes apo zhvillimin e rasteve të rënda.

/a.r

Next Post
Basha, fushatë pranë vendit të tragjedisë së Gërdecit në 13-vjetorin e shpërthimit, mungonte Mediu

Basha, fushatë pranë vendit të tragjedisë së Gërdecit në 13-vjetorin e shpërthimit, mungonte Mediu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In