• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10.5 milionë Euro për rehabilitimin e rrjetit hidrik/ Veliaj: Revolucion për Tiranën

by Java News
30/04/2019 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Bashkisë së Tiranës do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në sajë të punës që ka nisur për rehabilitimin e rrjetit hidrik të kryeqytetit. Ndërtimi i linjës së transmetimit, me të njëjtin standard të vendeve të Bashkimit Europian, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, njëkohësisht do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet, si dhe do të eliminojë humbjet e volumit të ujit në linjën e transmetimit.

Realizmi i këtij investimi, me vlerë 10.5 milionë euro, bëhet me financimin e Qeverisë Italiane, përmes Kooperacionit Italian në Tiranë, dhe pritet të jetë gati në gusht të vitit të ardhshëm.

Në ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës, ishte e pranishme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Alqi Bllako.

Në fjalën e saj, ministrja Balluku ka vlerësuar angazhimin maksimal të Bashkisë së Tiranës në 4 vitet e fundit për të menaxhuar në mënyrën më të mirë sistemin hidrik të qytetit dhe për të garantuar furnizimin me ujë të qytetarëve, çka ka dhënë edhe rezultate të prekshme. Por, kjo sfidë nuk mund të përballohet vetëm nga pushteti vendor.

“Furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit është një nga ato sfida, ku rritja dhe zhvillimi i shpejtë i gërshetuar me një trashëgimi shumë të keqe të situatës së investimeve në këtë sektor në të shkuarën, e bëjnë nevojën për ndërhyrje edhe më emergjente. Ndaj dhe sot jemi këtu bashkë me drejtuesit e bashkisë së Tiranës dhe me partnerët e miqtë tanë italianë, për t’i dhënë udhë një projekti shumë të rëndësishëm, që synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës”,u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e Qeverisë Italiane për këtë projekt të rëndësishëm teksa garantoi se “ky investim do të mundësojë ndërtimin e një linje transmetimi me standardet që operojnë vendet anëtare të BE, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth tij dhe do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet në rrjet”.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se falë këtij investimi afatgjatë Tirana do të përjetojë një revolucion hidrik që do të plotësojë nevojat e banorëve.

“Ju e dini fare mirë që uji në Tiranë ka këto tre stacione: stacioni i parë, ku mblidhen ujërat, është ky i Bovillës; stacioni i dytë është impianti ku filtrohet, dhe stacioni i tretë është rrjeti dhe çezma e secilit prej përdoruesve të shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Ky investim lidh dy stacionet e para. Sot realisht po nis një revolucion hidrik për Tiranën”, tha Veliaj.

Këto investime do të zgjidhin edhe problemin 25-vjeçar për zona si Kashari apo Laknasi, të cilat kanë njohur një rritje të numrit të popullsisë, por jo urbanizim.

“Jam i lumtur që falë kësaj ndarje të punës, teksa qeveria dhe ambasada fokusohen nga Bovilla në impiant, ne fokusohemi nga impianti në zonat tona problematike, kryesisht zona e Astirit, e Kasharit, zona ku ish-komuna kishte dhënë leje për pallate pa fund me puse uji; një pus uji një carac janë mijëra për një shtëpi, por pallate mbi puset e ujit të Laknasit qartazi e kanë tejkaluar misionin e tyre”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se si pasojë e mirëmenaxhimit, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës i ka çuar arkëtimet në nivelin 97-98%, ç’ka i lejon asaj të investojë në infrastrukturë. Veliaj nënvizoi se si pasojë e amortizimit, por edhe e mungesës së vëmendjes, rrjeti i tubacioneve është amortizuar duke shkaktuar humbje në rrjet. Ai siguroi se investimet e reja do të sigurojnë jo vetëm përmirësim të rrjetit të transmetimit, por edhe ndalimin e abuzimeve me të.

“Një pjesë e madhe e tubacioneve janë çarë si kulluese makaronash. Pjesa e madhe e problemit ka të bëjë me faktin a e çojmë dot 100% të ujit të pacenuar në çezmat e qytetarëve. Një mënyrë se si e shmangim këtë është duke vënë tuba të padepërtueshëm; duke qenë se tubacionet dalin nga Tirana para se të rifuten në Tiranë, duke kaluar në një nga bashkitë kufitare me ne, nuk kemi pasur një trajtim të kujdesshëm të këtij mallit kaq të shenjtë, edhe kaq të shtrenjtë, që quhet ujë”, deklaroi ai.

Teknologjia e re do të mundësojë moscenimin e linjës së re të tubacioneve. “Me teknologjinë e re që përdorim, nuk do të ketë nevojë të ruajmë ujin. Do të kemi një linjë të pacenueshme dhe të paprekshme, e kësisoj të garantojmë që çfarë del nga ky liqen i kthehet Tiranës për përpunim dhe pastaj vazhdon në çezmat tona”, theksoi Veliaj, teksa vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë për ritmin e zbatimeve të investimeve.

Nga ana e tij, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo e cilësoi investimin në fjalë si një vepër me impakt dhe rëndësi të madhe teksa solli në vëmendje se investimi i nisur sot është pjesë një programi të gjerë të qeverisë italiane për rehabilitimin e sektorit hidrik të Tiranës, një program i cili ka pasur një financim të përgjithshëm prej 27 milionë eurosh. Rehabilitimi i rrjetit hidrik të Tiranës do bëjë të mundur dyfishimin e kapacitetit të impiantit të trajtimit të ujit të pijshëm në Bovillë. Gjithashtu, do të bëhet e mundur realizimi i dy linjave paralele, që shmang në këtë mënyrë probabilitetin e ndërprerjes së furnizimit me ujë të qytetit në rast shërbimesh të detyrueshme mirëmbajtje të linjës aktuale. Rritjen e sigurisë për garantimin e furnizimit me ujë për periudhën e thatë kur burimet e Selitës dhe Shën-Mërisë janë në kuota minimale.

/a.meta

Next Post
Zgjedhjet në Indonezi, vdesin nga lodhja 300 komisionerë

Zgjedhjet në Indonezi, vdesin nga lodhja 300 komisionerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com