• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

1 vit nga vrasja e Klodianit/ babai: Më plagosi shpirtin, gjeni kush ia vendosi armën para se ta bëj vetë

by
08/12/2021 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohet një vit nga vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë nga ish efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj gjatë orës policore, ndërsa babai i tij, mbart ende dhimbjen e madhe të humbjes së të birit pa asnjë faj. Qazim Rasha në një deklaratë për media tha se uron që askujt të mos i ndodhë një tragjedi e tillë, ndërsa ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe të gjejë personin që ka vendosur armën pranë të birit të vrarë. Sipas babait të Klodianit, për të mbuluar krimin, u munduan të përbaltin figurën e djalit të tij duke e “quajtur fëmijën edhe kriminel”.

Babai i Klodianit paralajmëroi se nëse shteti nuk e vendos drejtësinë në vend, ai do ta bëjë vetë. “Atë vendosjen e armës aty bën mirë që shteti ta gjejë e ta cojë sa unë s’kam vendosur akoma për ta gjetur vetë”.

“Lus zotin që të tilla tragjedi  të mos ekzistojnë në asnjë vend të botës, mua më plagosi shpirtin, mua më ndau zemrën, kjo ka qenë arsyeja që ditën e parë që iu kam kërkuar që këtë lloj plage të mos e imagjinojë askush. Të tilla tragjedi të mos ketë asnjë familje asnjë qenie njerëzore. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shprehur interes për familjen time. Besoj se nuk ka specie në botë që të imagjinojë që në 2020 një nënë një baba, aq më tepër një malësor si puna ime, të luajë apo të imagjinojë të shesë apo të blejë gjakun e fëmijës së vetë.

Ky nuk është faji im është faji i asaj qenie që mund ti shkojë ndërmend. Në shtëpinë time kam pritur e kam përcjellë numër të madh njerëzish, jam mirënjohës për secilin, qoftë qytetarë apo pushtetarë. Shteti e ka për detyrë atë që se ka bërë deri tani ndoshta ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vënë armën që fëmija të bëhet kriminel. Sot është momenti që ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit vendosjen e armës bën mirë që shteti ta gjejë personin sa unë nuk kam vendosur ta gjej  vetë. Tragjedi e plagë të tilla lus zotin të mos i ndodhë askujt”, tha ai.

Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi.  Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar. Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. 25-vjeçari Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh pension i përhershëm.

/b.h

Next Post
20 mijë euro për të shkuar në Britani/ Ferri që kaluan shqiptarët: Ishin pa bukë dhe pa ujë

20 mijë euro për të shkuar në Britani/ Ferri që kaluan shqiptarët: Ishin pa bukë dhe pa ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In