• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 në 4 njerëz braktisin Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore gati planin me katër pika për rikthimin e tyre

by S T
17/10/2024 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Performanca e mirë e turizmit, sektorit të ndërtimit por dhe rritjes së konsumit ka bërë që Shqipëria të ketë një ecuri të qëndrueshme të rritjes ekonomike drejt parashikimit 3.3% në 2024. Banka Botërore e konfirmon ecurinë në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor teksa thekson se në vijueshmërinë e këtij vrulli Shqipëria të fokusohet në kthimin e emigrantëve

“Çfarë ne shohim në analizat e emigracionit është që të krijohen mundësi që njerëzit që kanë ikur të kthehen për Shqipërinë. Të bëhen aktiv ekonomikisht për lidhjen e ekonomisë me diasporën. Mendoj se mund të bëjmë më shumë në këtë drejtim”, shprehet Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Teksa 1 në 4 qytetarë të Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit, Banka Botërore vjen me një sërë rekomandimesh për zgjidhjen e fenomenit të emigracionit.

Zhvillimi i programeve të trajnimit në bashkëpunim me vendet pritëse të emigrantëve, mbrojtja e emigrantëve, lehtësira në transferimin e kapitalit për diasporën dhe përmirësimi i mjeteve digjitale në funksion të tyre janë pikat ku këto shtete përfshirë Shqipërinë duhet të përqendrohen.

“Shohim që migracioni është një temë kryesore për vendet e BP dhe shohim që do të vazhdojë. Arsyet që emigrojnë janë politikat emigracionit, ribashkimi familjar, pakënaqësia me cilësinë e sistemit të arsimit dh shëndetësisë dhe korrupsioni. Diaspora mund të kanalizojë kursimet ndërkombëtare, të transferojë njohuri dhe të lidh ekonominë me rrjetet globale të biznesit. Rikthimi i shqiptarëve mund të ndihmojë në punësimin dhe rritjen e pagave”, thotë Angela Montfaucon, ekonomiste e Bankës Botërore, transmeton A2.

Ndalur në tregues të tjerë ekonomik, Banka Botërore i përshkruan pozitivisht rritjen e punësimit, uljen e varfërisë dhe inflacionin nën objektiv. Ndërsa për skemën e pensioneve sugjeron vendosjen e një pensioni të mjaftueshëm për qytetarët përfitues.

“Rekomandimet tona janë të fokusuara te balanca midis mjaftueshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Jemi pjesë e këtij dialogu dhe shpresojmë që rekomandimet të jenë pjesë në këtë rishikim”, thotë Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Në sajë edhe të procesit për integrimin në BE, Banka Botërore rekomandon për ruajtjen e rritjes ekonomike edhe ndërmarrjen e reformave strukturore përfshirë ato në Planin e rritjes së BE.

Next Post
Krijimi i shtetit Bektashi/ “The Economist”: Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman

Krijimi i shtetit Bektashi/ "The Economist": Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In