Vetëm një minutë nga përfundimi i ndeshjes, Kombëtarja Shqiptare ka realizuar golin e dytë. Sokol Çikalleshi shënon një supergol duke barazuar rezultatin 2 me 2 në miqësoren me Gjeorgjinë. Kështu ndeshja përfundoi me emocionet e tifozave kuq e zi në Stadiumin Qemal Stafa. Edhe pse të pakët në numër, tifozët kanë brohoritur për golin e barazimit. Ndërkohë, golin e parë për Shqipërinë e realizoi Migjen Basha, ku përmes një gjuajtje jashtë zonës mundi portierin gjerogjian i cili e pa topin pas shpinës së tij.