1 Maji në shumë vende të Europës shihet si ditë proteste për të drejtat e punëtorëve, por në Shqipëri shihet si ditë feste.
Lidhur më këtë datë, ka shkruar në facebook edhe deputeti i PS, Pandeli Majko. Ai shkon më tej duke thënë se duke e shpallur ditë feste, është njëlloj sikur të bëjmë kompromis me papunësinë.
“1 Majin e kalova me pritjen e te papuneve ne Njesine bashkiake nr. 5. Kjo dite eshte me e veshtire per ata qe nuk e kane punen.
Data 1 maj, festa e punetoreve, na kujton ku jemi dhe deshiren per cilesine me te vjeter te jetes, e cila eshte PUNA. Ne Shqiperi 1 Maji festohet si perkujtim. Kjo eshte arsyeja qe 1 Majin nuk e respektoj si dite pushimi. Shpallja “feste” me duket si nje kompromis me papunesine. Gjithsesi miqte e mij, GEZUAR!”, shkruan Majko në facebook.









