• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1.5 milionë shqiptarë në Tik Tok! Si e përdorin politikanët dhe fenomeni Fabiol “Gucci” në Angli

by B K
25/12/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej krijimit në 2016 Tik Tok gjeti një masivitet përdorimi edhe prej shqiptarëve.

Faqja online “World Population Revieë” tregon numrin e përdoruesve të Tik Tok në 157 vende të botës për vitin 2024. Sipas renditjes janë 1,5 milion shqiptarë me një llogari në TikTok duke e renditur vendin tonë të dytin në rajon pas Serbisë me 2.3 milion përdorues e lënë pas Kroacinë me 1.1 milion përdorues.

754.000 përdorues ka Maqedonia e Veriut ndërsa fqinji ynë tjetër Mali i Zi 286.000. Propozimi qeverisë shqiptare për mbylljen e kësaj platoforme për 1 vit, ka prodhuar debate të forta pro dhe kundër.

E në fakt ky propozim vjen prej kryeministrit Edi Rama i cili në Tik Tok renditet në vend të parë prej politikanëve në Shqipëria , për numrin e ndjekësve në këtë platformë me mbi 137.000 të tillë dhe me 2 milion pëlqime.

Kryetari PD Sali Berisha kundërshtues i mbylljes ka në Tik Tok rreth 60.000 ndjekës.

Partitë e reja kundërshtojnë mbylljen e Tik Tok, me argumentin se kjo po bëhet për ti shuar artyre vizibilitetin dhe komunikimin me publikun. Megjithëse me një numër relativisht të ulët ndjekësish, po e përdorim me efikasitet këtë platformë për shpërndarjen e programeve dhe qëndrimeve te tyre.

Prej krijimit TikTok, ka prodhuar edhe disa milionerë shqiptarë. Përmes asaj që njihet si Live Games nga ku ndjekësit blejnë përmes llogarive bankare dhe çojnë “gifte dhurata, njëri prej tyre, kuksiani Aleks Visha, ka pohuar se ka fituar 20 milion dollarë në tre vjet.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se “e ndërsa Tik Toku shqiptarë është i mbushur me sharje e kërcënime ekstremisht të dhunshme të cilat kanë prodhuar viktima, javët e fundit një ish i dënuar shqiptarë në Angli i quajtur Fabiol Kuçi njohur si Gucci, me rrëfimet e vuajtjeve gjatë kryerjes së dënimit në 42 burgje të ndryshme, angleze, është kthyer në fenomenin e Tik Tokut për momentin.

Kuci gjatë një dalje Live të TikTok arriti të ndiqet nga 80.000 mijë ndjekës duke thyer çdo rekord të mbajtur deri më tani, prej një shqiptari, në këtë platformë.

32 vjeçari Fabiol Kuçi, përmes kësaj audience marramendëse ndjekësish, duke rrëfyer detaje nga burgosja e qëndrimi për një kohë të gjatë në dhomat e izolimit, që kur ishte 16 vjeç, përcjell çdo mbrëmje, mesazhe këshilluese për të rinjtë, sidomos ata në Angli, në të qëndruarin larg botës së krimit.

“Futuni e qëndroni 24 orë mbyllur në banjo e pastaj do ta kuptoni rëndësinë e lirisë” ka thënë i riu me origjinë nga Vlora në një prej daljeve Live në Tik Tok.

Rrëfimet e sinqerta e origjinale, larg gjuhës së sharjeve e kanë kthyet Fabiol Kuçiin në shqiptarin më të ndjekur e më të dashur të kësaj platforme javët e fundit , platformë e cila duket se fillimin vitin e ardhshëm nuk do të përdoret në Shqipëri.

PËRDORUESIT E TIK TOK NË RAJON 2024

Serbia 2.3 milion

Shqipëria 1.5 milion

Kroacia 1.1 milion

Maqedonia e Veriut 754.000

Mali i Zi 286.000.

POLITIKANËT SHQIPTARË NË TIK TOK

Edi Rama 137.8 K

Sali Berisha 59.5 K

Agron Shehaj 41.7 K

Arlind Qori 38.9 K

Adriatik Lapaj 27 K

Endrit Shabani 17.2 K/ TCH

Next Post
Kosova i kundërpërgjigjet Beogradit, i refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

Kosova i kundërpërgjigjet Beogradit, i refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In