• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1.4 miliardë dollarë pasuri, Samir Mane: S’kam asnjë lekë në xhep, nuk kam as portofol!

by B K
08/04/2025 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Samir Mane, binesmeni shqiptar i cili u rendit në listën e miliardëreve të botës nga prestigjozja Forbes, ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se nuk ka asnjë lekë në xhep dhe nuk mban as portofol.

Ajo që vlen për tu theksuar është se pasuria e tij llogaritet aktualisht në 1.4 miliardë dollarë, sipas renditjes më të fundit të revistës prestigjoze Forbes.

Blendi Fevziu: Z. Mane, sa para cash ke ti?

Samir Mane: Unë në momentin që po flasim nuk kam asnjë dhe nuk mbaj asnjë me vete.

Blendi Fevziu: Nuk mban cash?

Samir Mane: Nuk mbaj pothuajse fare cash me vete. Kur më duhet jashtë shtetit paguaj me kartë. Nuk kam asnjëherë lekë me vete.

Blendi Fevziu: Ke portofol me vete?

Samir Mane: Nuk kam portofol me vete dhe nuk mbaj pothuajse asnjëherë portofol me vete. Ka dhe një shaka në këtë drejtim, që shkoj në lokal, nuk paguaj sepse shkoj maksimalisht në 2-3 lokale. Padyshim që ata më njohin dhe kur vjen ndonjë i afërm i imi ose ndonjë nga stafi im i thonë kafja jote bën 80 mijë Lekë sepse s’ka paguar Samiri për 10 ditë.

Blendi Fevziu: Po ti harron ndonjëherë t’ja u paguash apo ja u shlyen të gjitha?

Samir Mane: Kohët e fundit filloj t’i bëj foto faturës dhe ia çoj stafit dhe e paguajnë ata.

Blendi Fevziu: Kur fola për cash e kisha fjalën për para të kursyera në bankë. Që llogariten dhe paratë e vendosura?

Samir Mane: Llogaritë private padyshim që llogariten dhe mjete të tjera siç mund të jenë varka ose makina. Por këto nuk përbëjnë ndonjë vlerë të rëndësishme.

Blendi Fevziu: Po ju vetë keni para të kursyera në bankë? Mbani para gjendje në bankë apo të gjitha i investoni?

Samir Mane: Natyrisht pas pagesës së dividentëve, padyshim që kam edhe unë mjetet e mia financiare në bankë, por kryesisht pjesa më e madhe janë pjesë e Balfin, kompanisë time, dhe të gjitha fitimet riinvestohen.

Blendi Fevziu: Po infot si i merr Forbes se ku mund të ketë miliarder? Shtet pas shteti?

Samir Mane: Padyshim që kanë metodologjitë e tyre dhe thelbi është i pasqyrave të konsoliduara financiare të audituara, ky është thelbi i asaj që ata shohin. Dhe ato të jenë akses publik. Pra, ti mund të kesh para të tjera, por ata shohin vetëm ato që janë deklaruar në sistemin publik të deklarimeve.

Next Post
Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej tyre i dhurohet Shqipërisë! ‘Libra’ do jetë pjesë e Flotës Detare

Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej tyre i dhurohet Shqipërisë! ‘Libra’ do jetë pjesë e Flotës Detare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In