• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“1.3 miliardë lekë në dispozicion”/ Manastirliu: 30 shkolla të reja do i përfunojmë në bashkitë

by Java News
05/01/2024 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektuan sot punimet në shkollën “14 Nëntori” në Durrës, një nga shkollat që është pjesë e programit të rindërtimit.

Kjo shkollë e re 9-vjeçare, e cila pritet të përfundojë brenda muajit maj të këtij viti, do të garantojë për 700 nxënësit e saj mjedise të rinovuara, laboratorë shkencash dhe kompjuterike, bibliotekë, palestër të re, terrene sportive, falë mbështetjes nga programi i EU4Schools dhe UNDP.

Manastirliu theksoi se investimet në infrastrukturën arsimore janë thelbësore për rritjen e cilësisë në proceset e mësimdhënies dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve, ndaj puna do të vijojë me ritëm për të garantuar kushte sa më të mira të shkollave kudo në vend.

“Ne, do të vijojmë me intensitet punën për të përfunduar çfarë kemi nisur, por edhe për të hapur kantiere të reja, sepse puna nuk ka përfunduar. Këtu në Durrës, me programin e rindërtimit, por edhe më bashkitë që ka përfshirë programi i rindërtimit, ne do të kemi të përfunduara 45 shkolla për vitin 2022”, tha Ministra e Arsimit dhe Sportit nga qyteti i Durrësit.

Manastirliu e vuri theksin në angazhimin për t’i përfunduar projektet brenda vitit 2024 dhe u bëri thirrje të gjitha bashkive të vendit që të aplikojnë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve me projektet e tyre për rehabilitimin dhe ndërtimin e shkollave.

“Ne kemi hapur sot thirrjen për bashkitë për ciklin 2024-2025 për projektet për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave palestrave dhe terreneve sportive. Janë 30 shkolla, që i përfunojmë në bashkitë e vendit me buxhetin 2024, por ndërkohë kemi hapur ciklin e ri të financimit me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, ku presim projektet nga bashkitë që të hapim kantiere të reja pune. Janë në dispozicion të bashkive dhe projekteve që ata do të sjellin rreth 1.3 miliardë lekë, të cilat do të shërbejnë për modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Jemi duke bashkëpunuar me bashkitë që në periudhën e përgatitjes së projekteve, që të kemi në prioritet ato shkolla të cilat kanë nevoja më të mëdha”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu.

/f.s

Next Post
Vdekja misterioze e prokurorit që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës, flet vëllai: Bishat e pushtetit e vranë, drejtësia e re…!

Vdekja misterioze e prokurorit që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës, flet vëllai: Bishat e pushtetit e vranë, drejtësia e re…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In