VIDEO/ Rama: Gjyqësori ynë, një korporatë e korruptuar
Kryeministri Edi Rama ka qënë i ftuar në një emision shumë të ndjekur të Deutsche Welle, të titulluar “Conflict Zone” (Zona e konfliktit).
Në këtë emision shefi i qeverisë shqiptare përveç shumë çështjeve ka folur edhe për për drejtësinë shqiptare. “Shqipëria nuk ka vetëm gjyqtarë të korruptuar, ne kemi një gjyqësor tërësisht të korruptuar, që operon si një kompani fitimprurëse,” tha Rama për gazetarin britanik Tim Sebastian. Gjatë kësaj interviste, Rama përsëriti se Europa ka nevojë për shtetet e Ballkanit, njësoj siç shtetet e Ballkanit kanë nevojë për Europën. Sipas tij, fantazmat e së shkuarës mund të rrezikojnë rajonin.









