Të tjera ndryshime kanë ndodhur nga Qeveria teksa raportohet për lëvizjen e disa zv.ministrave.
Këshillit të Ministrave ka vendosur sot që:
-Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
-Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave
-Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
Gjithashtu ndryshime janë miratuar edhe në përbërjen e disa institucioneve.











