• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

​Hakmarrja primitive e Llallës

by Java News
04/02/2017 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
NGA FATOS MAHMUTAJ

Adriatik Llalla, kryeprokurori shqiptar në detyrë e tregoi hakmarrjen e tij me ashpërsinë maksimale duke dërguar në qeli dy vartës të Saimir Tahirit. Zgjodhi me kujdes që të ishin nga Tepelena, policë karriere, me ndërprerje në punë 2005-2013 dhe ajo që është e rëndësishme të ishin të ndershëm dhe të përkushtuar në detyrë. Dmth të pafajshëm ashiqare që në momentin e arrestimit. Pikërisht, këto ishin cilësitë që kishin dy oficerët e policisë Haki Hasanbegaj dhe Gani Abazaj për të përfunduar në burg si “kokë turku”. E thënë ndryshe përdori të njëjtin skenar primitiv, si ai që ka përdorur për 27 vjet tutori i tij politik Sali Berisha: Godasim në pikën më të pastër dhe të pakompromentuar të kundërshtarit dhe (me të drejtë) viktima do të merret me mbrojtjen pasi konsideron absurde këtë sulm, ndërkohë agresori përfiton kohë, pikë dhe largim vëmendjeje nga problemi real. Në fakt, ky i fundit është sulmi që, kryeprokurori, kreu i Kuvendit dhe Presidenti i Republikës, drejtuan ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Dhe për ta mbuluar atë duhej gjetur patjetër diçka që do të manipulonte opinionin publik.

Por kësaj here plani dështoi që në fillim të tij. Ambasadori amerikan (si investues për trajnimin e dy policëve) nuk u angazhua fare, kryeministri dhe ministri i Brendshëm e injoruan totalisht veprimin e firmosur nga vartësit e Llallës dhe për më tepër policia e ekzekutoi urdhrin e prokurorisë duke ia dorëzuar dy të akuzuarit. Po kështu edhe Policia e Shtetit nuk reagoi thuajse fare, edhe pse dy oficerë me gradë madhore përfunduan në qeli.

Nga ana tjetër prokuroria e Llallës e lidhi ngjarjen me një operacion të zhvilluar katër muaj më parë. Atëherë, ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe pse banale, ishin vetë prokurorët që nuk hezituan të shpërndanin nëpër mediat e tyre të preferuara përgjimet telefonike mes të arrestuarve si dhe mjaft prova të tjera të konsideruara sekret hetimor. (Nëse kjo do të ndodhte në një vend tjetër, psh Belgjika ku unë jetoj, me siguri nxjerrësi i sekreteve në media do kishte përfunduar në burg). Por edhe pas kësaj nëse do i analizonim me kujdes këto prova të publikuara nëpër media dhe që gjenden lehtëisht në internet, nuk shihet asgjëkundi implikimi i asnjë prej dy oficerëve të arrestuar.

Irritimi i Llallës tre ditë më parë, (parë nëpër mediat që e pasqyruan atë), la përshtypje në publik se për hakmarrje ky do nxirrte urdhërarreste për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kryeministrin Edi Rama apo vetë ambasadorin Lu, por që ta ulte stekën deri tek dy policë si Hakiu apo Ganiu ishte diçka e papritur, por që në fakt tregoi se deri ku arrin niveli real i Llallës, pavarësisht se mund të shprehet se tejkalon edhe vetë Europën dhe USA-n. Gjithësesi për ta mbyllur këtë shkrim, dua të sqaroj se nuk kisha ndërmend të mbroja as Hakiun e as Ganiun, pasi ata i mbron e drejta e tyre. Tani është sërish radha e Llallës, të zgjedhë të përfitojë kohë me arrestimin e ndonjë polici tjetër, do marrë rrugën për azil apo do presë “Vetingun” në zyrë për t’i dhënë llogari për katandisjen e drejtësisë shqiptare në këtë derexhe. Dhe kjo punë nuk pret shatorin, sigurisht!

ma.me
Next Post
Zbuloni shtetin që u jep të papunëve 560 euro në muaj që të gjejnë punë

Zbuloni shtetin që u jep të papunëve 560 euro në muaj që të gjejnë punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In