• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

​Ahmeti: Pa një zgjidhje përfundimtare për Kosovën as Evropa nuk mund të jetë e qetë

by A R
17/02/2021 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka thënë se Kosovën e presin tema për zgjidhje përfundimtare, përmbyllja e zgjidhjes përfundimtare kërkon edhe guxim, kërkon edhe durim sepse Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës por është problem i rajonit, është problem i Evropës.

Ahmeti në akademinë solemne organizuar me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se pa një zgjidhje përfundimtare as Evropa nuk mund të jetë e qetë, me një rajon me probleme të pambyllura por me mundësi reale për një pakënaqësi rajonale.

“Prandaj do të doja të ftojë të gjithë miqtë e mi në radhë të parë, që unë i njoh në Uashington, Bruksel e të cilët kemi punuar bashkë dhe ky sukses që sot po shënohet në Maqedoni të Veriut është sukses i përbashkët me ata dhe prandaj marr të drejtën morale që t’i ftojë që ata të inkurajojnë vendet e tyre, institucionet e tyre si në Uashington e Bruksel të angazhohen drejtpërsëdrejti për një zgjidhje të pranueshme për palët drejt statusit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në Ballkan, të Republikës së Kosovës dhe këtë vlerësoj dhe jam i bindur që Kosova e meriton.

Fjalimi integral i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti:

Të nderuar vëllezër e motra, i nderuar kryetar i kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nderuar ministra, deputet, kryetar komunash, të nderuar ambasador të Shqipërisë, këtu dhe në Kosovë, z. Reka dhe z. Minxhozi, i dashur ambasador i Kosovës z. Dedaj:

Sot jemi mbledhur në shënim të një ngjarje të shumëpritur, të një ngjarje që e kanë ëndërruar e sakrifikuar gjenerata e breza të tërë. E ka ëndërruar Hasan Prishtina, e ka ëndërruar Bajram Curri, e ka ëndërruar Azem Bejta e Shote Galica, e kanë ëndërruar rilindësit kombëtar Naim Frashëri, Sami Frashëri, Sylë Vokshi e Abdyl Frashëri, e kanë ëndërruar me qindra e qindra atdhetar, patriot, dijetar, por ne jemi gjenerata më me fat, që këtë ëndërr e bëmë realitet.

Kjo është festë e përbashkët, edhe ju si ambasador jeni organizator të këtij evenimenti, është dhe ambasador Fatosi edhe Minxhozi pasi që këto janë data që nuk mund t’i ndajmë, nuk mund të ndajmë Vlorën, ditën e ngritjes së flamurit, ditën e flamurit, a festohet në Shkup, a festohet në Tiranë a festohet në Prishtinë është një.

Pavarësia e Kosovës është një, flamuri shqiptar që valëvitet në Shkupin e Hasan Prishtinës është një, i pandryshueshëm kështu që fare mos u shkoj mëndja që ju në vendin tuaj ta keni këtë brengë, kjo është festë që organizoni ju dhe ne. Pas vendosjes së regjimit ushtarak në vitin 1945, filluan masakrat, gjyqet, vrasjet, inskenimet nga regjimi anti shqiptar i drejtuar nga Rankoviqi, për të materializuar udhëzimet, platformat e Çubrilloviqit edhe në praktikë, duke i dëbuar shqiptarët gjithandej deri në Anadaoll.

Nuk pushuan së vepruari atdhetar, patriot pavarësisht çmimit që nga Rifat Berisha, Murat Mehmeti në vitin 1968, me mbi 25 vite burg Adem Demaçi që nga grilat na mbante shpirtin gjallë që organizimi emobilizimi mos të ndalet.

Dalja e Rexhep Malës nga burgu, jo larg nga këtu, në Idrizovë pas sa vitesh vuajtje e tortura vetëm përshëndetet me familje dhe i përveshkrahët drejt organizimit të ilegales shqiptare. Buzëqeshja e Fehmiut është buzëqeshje që i drejtohet Rexhep Malës, “Bac na prijë”, duke dredhur mustaqet.

Sot po hyjmë në 40 vjetorin e organizimit të protestave e demonstratave të vitit të 1981. Demonstrata që dridhen themelet e perandorisë Jugosllave. As tanket e as plumbat që vërshonin mbi kokat tona nuk ka frikësonin sepse pas kishim një popull dhe komb të tërë pavarësish që ishte i ndarë apo me sisteme politike të ndyshme. Po në këtë çështje kombi ishte një, në përkrahje të lëvizjes studentore, të pandalshme deri në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për hir të kësaj dite do të them se Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe UÇKPMB kanë një nenë, kanë një ditë organizimi e themelimi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Siç e kemi flamurin një edhe ushtritë i kemi pasur një.

Kjo rezistencë gjithnjë e më tepër mobilizohej, forcohej, por ama për ta vënë përpara sprovës gjithë botën e qytetëruar ishte familja Jashari, ishte sakrifica e madhe e heroit e komandantit legjendar Adem Jashari bashkë me të vëllain e tij Hamëz Jashari. Kthim pas nuk kishte, ja vdekje, ja liri. Andaj përzgjidhja përfundimtare ishte ëndrra e Rilindjes Kombëtare “O sot o kur” dhe ne sot po festojmë 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, një moment që nuk erdhi si dhuratë nga të tjerët por e paguam shtrenjtë me çmimin më të lartë, me gjakun e rinisë, të atdhetarëve, të dijetarëve të kombit shqiptar.

Në Kosovë u organizuan zgjedhje, për këto zgjedhje duhet uruar të gjitha institucionet e Kosovës, që vërtet kanë pasur një jehonë mjaft të mirë për komunitetin ndërkombëtar por edhe për rajonin Urime fitimtarëve, urtësi e largpamësi opozitarëve sepse Kosovën e presin tema për zgjidhje përfundimtare, përmbyllja e zgjidhjes përfundimtare kërkon edhe guxim, kërkon edhe durim sepse Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës por është problem i rajonit, është problem i Evropës.

Pa një zgjidhje përfundimtare as Evropa nuk mund të jetë e qetë, me një rajon me probleme të pambyllura por me mundësi reale për një pakënaqësi rajonale, prandaj do të doja të ftojë të gjithë miqtë e mi në radhë të parë, që unë i njoh në Uashington, Bruksel e të cilët kemi punuar bashkë dhe ky sukses që sot po shënohet në Maqedoni të Veriut është sukses i përbashkët me ata dhe prandaj marr të drejtën morale që t’i ftojë që ata të inkurajojnë vendet e tyre, institucionet e tyre si në Uashington e Bruksel të angazhohen drejtpërsëdrejti për një zgjidhje të pranueshme për palët drejt statusit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në Ballkan, të Republikës së Kosovës dhe këtë vlerësoj dhe jam i bindur që Kosova e meriton. Nuk është rrugë e lehtë, plagë që akoma kullojnë gjak, por ama të vlerësojmë dhe të mendojmë, a të hapim plagë të reja mbi gjakun që ende nuk është tharë? Unë e di dha jam i vetëdijshëm që kjo rrugë nuk është e lehtë për të gjithë ata që mbi shpatulla do ta kenë këtë përgjegjësi. Mirë ama le ta dijë që ne vëllazërisht do u qëndrojmë në krahë dhe çka do që të kërkohet nga ne, kjo ndihmë si vëllai-vëllait kur nuk do të mungojë.

Të nderuar, vëllezër, motra, a mundet edhe më shumë të bëhet? Sigurisht që mundet. Jo njëherë e kam thënë, për çështjet tona asnjëherë fajin mos e shohim as tek fqinjët, e as me ata që bashkëjetojmë, por ta shohim tek vetvetja jonë se sa ne punojmë, sa jetësojmë, sa materializojmë dhe sa i regjistrojmë kujtimet për ata që rënë, për ata që derdhën gjakun. Mos t’i kujtojmë ata vetëm kur i shohim fëmijët e tyre që lotët u shkojnë si krua, që prindërit e tyre nuk i kanë njohur pasi që kanë qenë të vegjël. Mos i kujtojmë vetëm atëherë kur shohim nënat e baballarët e tyre që u teren buzët në kujtim të bijave e bijve të tyre të rënë për këtë ditë, t’i kujtojmë përherë dhe t’i kemi porosi se si do të punojmë, si do angazhohemi, po fundja e fundit edhe si do e mbyllim kapitullin tonë jetësor. Fillimi dihet, por mbarimi asnjëherë nuk dihet dhe urojë që të gjithë të mendojmë me faqe bardhësi kapitujt tonë jetësor t’i mbyllim.

Me këtë rast dua të uroj gjithë shqiptarët kudo që janë, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, mal të Zi, Preshevë, kudo shqiptarët që janë, nga skaji i botës Australia e SHBA-të, gjithë Evropën e Turqinë për këtë ditë që e kanë pritur gjithë ata të rënë por edhe të gjitha ata njerëz të vuajtjeve dhe mjerimeve. Urime të gjithë ju nënave e fëmijëve që dhatë më të shtrenjtën, bijtë e juaj, urime të gjithë ju dhe mirë u takofshin në përvjetorët e radhës që vijnë.

Me respekt

/a.r

Next Post

Rekord viktimash nga Covid: 18 të vdekur në 24 orë në Shqipëri, 1,075 infektime të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, mbronte “biznesin” me një pistoletë lodër

Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, mbronte “biznesin” me një pistoletë lodër

February 17, 2026
CNN: Delegacioni iranian në Gjenevë do të kthehet në Teheran pas bisedimeve të sotme

CNN: Delegacioni iranian në Gjenevë do të kthehet në Teheran pas bisedimeve të sotme

February 17, 2026
Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

February 17, 2026
Parlamenti Evropian paralajmëron Malin e Zi: Mbyllja e kapitujve varet nga rezultatet në sundimin e ligjit

Parlamenti Evropian paralajmëron Malin e Zi: Mbyllja e kapitujve varet nga rezultatet në sundimin e ligjit

February 17, 2026
Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

February 17, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

“GJK” pranon pjesërisht kërkesën e magjistratëve: Mos t’iu ulet paga! Rregullimin ta bëjë Kuvendi

February 17, 2026
“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

February 17, 2026

Në kërkim të një lideri

February 17, 2026
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset 15-vjeçari, pesë të shoqëruar në Komisariat

February 17, 2026
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In