Një masakër e rëndë ndodhi sot në fshatin Resulaj të bashkisë së Selenicës në qarkun Vlorë ku një person vrau tetë persona nga dy familje të të njëjtit fis.
Ritvan Zykaj 24-vjeç, shuajti dy familje me kallashnikov dhe u largua nga vendngjarja. Ai vijon ende të jetë në arrati dhe përbën rrezik të madh edhe për banorët e fshatit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle. Ndërkohë, policia bën apel për qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi personi është mjaft i rrezikshëm.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta polciie dhe disa autoambulanca. JavaNews ka siguruar këtë video nga vendngjarja.
Emrat viktimave:
Ledion Zykaj 8-vjeç
Sara Zykaj 16-vjeçe
Afërdita Zykaj 42-vjeçe
Vasilika Zykaj 43-vjeçe
Besim Zykaj 43-vjeç
Azem Zykaj 45-vjeç
Demir Zykaj 75-vjeç
Perie Zykaj 72-vjeçe
Policia: Kujdes! Autori është i rrezikshëm, si të veproni nëse e shihni
Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhejs së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin 069 41 10 242 si dhe në munrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.
Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.