Skandali i trukimeve të ndeshjeve ka prekur sërish Italinë. Policia e vendit fqinj ka vënë në pranga 50 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë të akuzuar për trukimet e ndeshjeve në ligat e ulëta si Lega Pro dhe Seria D.
Shqiptarët e vënë në pranga janë Edmond Nerjaku lindur më 20 maj 1973, biznesmen, si dhe Erikson Aruçi lindur më 3 maj 1990 futbollist.
Krahas dy shtetasve shqiptarë, në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe presidentë dhe drejtues klubesh, lojtarë të tjerë, ndërsa rezultojnë mbi 30 ekipe të përfshira në trukimet e ndeshjeve. Por sipas autoriteteve italiane, skandali i trukimit të ndeshjeve ka përfshirë 80 persona dhe që kanë në bazë një familje mafioze kalabreze.
Arrestimet kanë ardhur pas një hetimi disa mujor ndërsa urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokurorët e Antimafias në Katanzaro të Kalabrisë. Operacioni ka përfshirë kontrolle e ndalime në 10 rajone, si: Lombardi, Veneto, Toskanë, Liguria, Emilia Romanja, Marke, Abruco, Kampania, Pulia dhe Kalabri.
Sipas mediave të vendit fqinj, në pranga kanë rënë edhe një agjent policie dhe një eksponent i spikatur i mafias lokale, “Ndrangheta”, ndërkohë që kontrollet e autoriteteve janë shtrirë edhe në selitë e kompanive të futbollit.
Dhe pikërisht mafia e “Ndraghetas” dyshohet të jetë prapa këtij skandali, ku anëtarë të saj dyshohet se kanë qenë autorë të caktimit të rezultateve.
Ndeshjet e trukuara:
Hinterregio-Neapolis – 7 shtator 2014
Sorrento-Montalto – 12 tetor 2014
Neapolis-Montalto – 26 tetor 2014
Monopoli-Puteolana – 2 nëntor 2014
Montalto-Frattese – 2 nëntor 2014
Due Torri-Neapolis – 2 nëntor 2014
Neapolis-Akragas – 9 nëntor 2014
Neapolis-Sorrento – 23 nëntor 2014
Brindisi- San Severo – 23 nëntor 2014
Andria-Puteolana – 23 nëntor 2014
Pomigliano-Brindisi – 14 nëntor 2014
Pisa-Torres – 29 tetor 2014
Juve Stabia-Lupa Roma – 1 nëntor 2014
Santarcangelo-Aqualia – 15 nëntor 2014
Grosseto-Santarcangelo – 22 nëntor 2014
Aquila-Savona – 23 nëntor 2014
Prato-Santarcangelo -l’8 tetor 2014
Cremonese-Pra Patria – 15 dhjetor 2014
Monza-Torres – 17 dhjetor 2014
Bassano-Monza – 21 dhjetor 2014
Torres-Pro Patria -l’11 qershor 2014
Pro Patria-Pavia – 17 qershor 2014
Aquila-Tuttocuoio – 25 mars2015
Aquila-Santarcangelo – 29 mars 2015
Barletta-Catanzaro – 1 prill 2015
Aversa-Barletta – 11 prill 2015
Vigor Lamezia-Paganese – 12 prill 2015
Barletta-Vigor Lamezia – 19 prill 2015
Lojtarët e përfshirë:
Astarita Salvatore, ish-lojtar i Akragas
Pignatta Luciano Ariel, lojtar i Sorrento
Carotenuto William, lojtar i San Severo
Izzo Pasquale, lojtar i Puteolana
Marzocci Emanuele, lojtar i Puteolana
Ridolfi Giacomo, lojtar i Santarcangelo Calcio
Di Lauro Fabio, ish-lojtar i Garaffoni Mirko, lojtar i Maceratese
Giampà Domenico, lojtar i Catanzaro
Lista e personave të arrestuar:
Mbiemër/Emër/ Statusi
1.CICCARONE Antonio, drejtor sportive i Neapolis
2.MOXEDANO Mario, President i Neapolis
3.MOLINO Francesco, drejtor Sportiv i Comprensorio Montalto Uffugo
4.PALERMO Antonio, drejtor i Comprensorio Montalto Uffugo
5.MOXEDANO Raffaele, djali i një futbollisti të Neapolis
6.IZZO Pasquale, futbollist i Puteolana
7.MARZOCCHI Emanuele, futbollist i Puteolana
8.ASTARITA Salvatore, ish –futbollist i Akragas
9.DALENO Savino, ish –futbollist dhe këshilltar i merkatos së Brindizit
10.FLORA Antonio, president i Brindizit
11.FLORA Giorgio, zv/president i Brindizit
12.MORISCO Vito, drejtor i Përgjithshëm i Brindizit
13.DI NICOLA Ercole, drejtor Sportiv i Akuilas
14.NUCIFORA Vincenzo, drejtor Sportiv i Torres
15.DI LAURO Fabio, ish –futbollist, biznesmen
16.BRDANIN Aleksander, slloven
17.MILOSAVLJEVIC Uros, slloven
18.JOVICIC Milan, serb
19.CIARDI Daniele, magazinier i Santarcangelo
20.MALVISI Enrico, biznesmen
21.GUIDONE Marco, futbollist i Santarcangelo
22.OBENG Francis, ganez – futbollist i Santarcangelo
23.Mohamed Lamine, ganez -futbollist i Santarcangelo
24.RIDOLFI Giacomo, futbollist i Santarcangelo
25.ULIZIO Mauro, ish –drejtor i Monza
26.CARLUCCIO Massimiliano
27.SOLAZZO Marcello
28.ULIZIO Andrea
29.TIMOSENCO Ala, moldave, përkthyese e serbëve të arrestuar
30.ARUCI Erikson, shqiptar, bashkëpunëtor i Fabio DI LAURO
31.GEROLINO Adolfo, ish –futbollist i Pro Patria
32.MELILLO Vincenzo, futbolist i Pro Patria
33.TOSI Marco, ish –trajner i Pro Patria
34.BENINI Stefano
35.SCARNA’ Alberto, punonjës policie
36.PAGNIELLO Maurizio Antonio detto “Morris”, australian, ish –futbollist dhe ish president i Trento 1921
37.DAN Ioana Delia detta “Bianca”, rumene –përkthyese e ULIZIO Mauro
38.PIETANZA Raffaele
39.DE PALMA Diego, biznesmen
40.POGGI Raffaele,
41.NERJAKU Edmond, shqiptar, biznesmen
42.CALIFANO Gianni, drejtor Sportiv i Monza
43.CALIFANO Bruno
44.CENNI Massimo
45.CORDA Ninni, trajner i Barletta
46.MAGLIA Fabrizio, drejtor Sportiv i Vigor Lamezia
47.BELLINI Felice, ish –drejtor sportiv i Gudja United Malta dhe përgjegjës për marketingun në Vigor Lamezia
48.FARRUGIA Robert, maltez
49.FARRUGIA Adrian, maltez
50.LA FERLA Sebastiano