Kulinaria po shndërrohet në një nga promotorët më të fuqishëm të turizmit në Shqipëri, dhe jo më kot.
Përveç shijes unike dhe dietës mesdhetare, Shqipëria renditet në vendet me të lira për sa i përket ushqimeve në restorante. Në 2017-n, sipas renditjes që bën portali më i madh i kostove të jetesës Numbeo.com, Shqipëria u rendit e 22-ta në botë për restorantet më të lira. Një vit më parë vendi renditej i 24-ti.
Sipas Indeksit në Shqipëri mund të konsumosh një drekë me tri pjata për dy persona në një restorant mesatar për 16.3 euro. Ndërkohë që një vit më parë çmimi për një drekë për dy persona ishte 17 euro. Edhe pse ndër shtetet më të lira në botë, disa prej vendeve të rajonit janë edhe më të lira se Shqipëria. Kosova është vendi më i lirë i rajonit për sa i përket çmimit të një dreke për dy persona në një restorant mesatar, prej 12.5 euro.
Maqedonia është vendi i dytë më i lirë në rajon, ku një dreke e njëjtë kushton 13.8 euro, ndërsa Bosnja i treti me 15.3 euro.
Vendet më të lira
Restorantet më të lira për të konsumuar një drekë janë ato aziatiket. Në Bangladesh mund të konsumosh një drekë për dy persona për vetëm 6.8 euro. Më pas renditet, Pakistani me 7.3 euro dhe në vend të tretë është India me 7.46 euro. Të lira janë edhe Indonezia, Malajzia, të cilat janë të njohura për kuzhinën e veçantë dhe përdorimin e erëzave në gatim.
Në Europë vendi më i lirë për të konsumuara një vakt në restorant është Tunizia.
Vendet më të shtrenjta
Në vend të parë është Zvicra, ku një drekë për dy persona me tre pjata kushto mesatarisht 85.5 euro. Edhe pse më lirë se një vit më parë Zvicra zë vendin e parë për sa i përket çmimit të lartë të restoranteve.
Restorantet më të shtrenjta do t’i gjeni në shtetet e Europës Perëndimore si Belgjika, Danimarka, Islanda, ku dreka do t’iu kushtojë më shumë se 80 euro./Monitor
Renditja Vendi Çmimi në euro
1 Bangladesh 6.81
2 Pakistan 7.30
3 India 7.46
4 Sri Lanka 7.77
5 Indonesia 8.80
6 Malaysia 10.32
7 Algeria 10.65
8 Philippines 10.86
9 Tunisia 11.85
10 Moldova 12.21
11 Ukraine 12.38
12 Kosovo (Disputed Territory) 12.50
13 Iran 12.90
14 Morocco 13.23
15 Egypt 13.74
16 Macedonia 13.81
17 Vietnam 14.19
18 Turkey 14.57
19 Peru 14.86
20 Bosnia And Herzegovina 15.34
21 Thailand 15.56
22 Albania 16.37
23 Georgia 16.52
24 Armenia 16.79
25 Serbia 16.89
26 Colombia 16.99
27 Saudi Arabia 17.24
28 Mexico 17.40
29 China 17.91
30 Iraq 18.81
31 Azerbaijan 19.10
32 Taiëan 19.36
33 Ecuador 20.19
34 Bulgaria 20.45
35 Romania 21.45
36 Czech Republic 21.62
37 Belarus 23.02
38 Palestinian Territory 23.51
39 Poland 23.81
40 Venezuela 24.23
41 Brazil 24.78
42 Slovakia 25.00
43 Montenegro 25.00
44 Kazakhstan 25.08
45 Hungary 25.70
46 Croatia 26.87
47 Argentina 26.95
48 Russia 28.30
49 Costa Rica 28.35
50 Dominican Republic 28.55
51 Slovenia 30.00
52 Portugal 30.00
53 Lithuania 30.00
54 Latvia 30.00
55 Greece 30.00
56 South Korea 30.34
57 Japan 30.48
58 South Africa 30.85
59 Panama 32.31
60 United Arab Emirates 32.98
61 Qatar 33.27
62 Chile 33.57
63 Jordan 34.17
64 Spain 35.00
65 Estonia 35.00
66 Puerto Rico 36.34
67 Cyprus 36.50
68 Hong Kong 36.99
69 Singapore 37.00
70 Uruguay 39.93
71 United States 40.38
72 Lebanon 40.38
73 Canada 40.54
74 Germany 45.00
75 Israel 49.37
76 Neë Zealand 49.39
77 Malta 50.00
78 Italy 50.00
79 France 50.00
80 Austria 50.00
81 United Kingdom 50.82
82 Australia 50.89
83 Ireland 55.00
84 Sëeden 59.28
85 Netherlands 60.00
86 Finland 60.00
87 Belgium 60.00
88 Denmark 69.82
89 Norëay 83.67
90 Iceland 85.30
91 Sëitzerland 85.53