Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar disa foto disa orë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të rikonstruktuar.
Margariti thotë se lulet në shkallët e Teatrit janë vendosur si homazh për artistët dhe njerëzit që humbën jetën gjatë pandemisë.
Ditën e nesërme në këtë Teatër do të ngjiten në skenë artistë të talentuar shqiptarë e të huaj për të performuar si tenori i famshëm, Plácido Domingo, dhe sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho.
STATUSI NGA ELVA MARGARITI
Dhe pak ore na ndajnë nga hapja e dyerve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit…
Këto lule të bardha vijnë si homazh për artistët dhe njerëzit e dashur që humbëm gjatë pandemisë..