Bujqesia ka qene mesazhi me te cilen kryeministri Edi Rama ka nisur diten sot, duke evidentuar rritjen e prodhimit dhe te eksportit per mandarinat. Sipas tij, prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit u rrit me 60%, ndërsa eksporti i tyre pati një rritje spektakolare prej 405% krahasuar me sezonin e vitit 2014.
Postimi
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të mandarinave shqiptare që sot konkurrojnë në tregun rajonal dhe europian. Prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit u rrit me 60%, ndërsa eksporti i tyre pati një rritje spektakolare prej 405% krahasuar me sezonin e vitit 2014. Shumë është bërë për rilindjen e fshatit dhe kalimin nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë e zhvillimit e të rritjes së punësimit. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për#ShqipërinëQëDuam me #Shtet #Punë#Mirëqenie